Kina ka hyrë në histori teksa ka dërguar të enjten anijen e parë kozmike që kryen zbritjen e butë në pjesën e paeksploruar të Hënës, që nuk shikohet kurrë nga Toka.
Sonda kineze “Chang’e 4” mbërriti në anën e pasme të Hënës teksa u ul në vendin e paracaktuar të anës së largët të Hënës në orën 10:26 paradite sipas orës së Pekinit.
Lajmi u bë i ditur nga Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës, ndërsa me ndihmën e satelitit transmetues “Queqiao”, sonda “Chang’e 4” ka dërguar një fotografi të anës së pasme të Hënës, gjë që simbolizon hapjen e një faqeje të re në eksplorimin e satelitit të vetëm të Tokës.
Terreni i anës së pasme të Hënës është i thyer, plot me male të larta, kratere dhe kodra. Sonda kineze do të mbledhë informacione mbi Hënën, si parametra gjeologjike, burimet etj.
Hëna është hapi i parë i njeriut për të kërkuar një strehë në hapësirën kozmike, ndërsa sonda “Chang’e 4” është përpjekja e fundit e njeriut për të hedhur këtë hap.