Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar është marrë peng dhe është përdhunuar nga një burrë grek.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias. Ka qenë e ëma e djalit ajo që ka dhënë alarmin për zhdukjen e të birit.
Policia greke ka arrestuar një 64 vjeçar grek dhe një 39-vjeçar indian me akuzën se kanë përdhunuar fëmijën.
Megjithatë, do të jenë përgjigjet e analizave mjeko-ligjore që do të hedhin dritë mbi të vërtetën.