Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Jambelli e donte të vrarë Cukun. Emri i komisarit, në çdo faqe muri të qelisë kur ishte i burgosur

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Jambelli e donte të vrarë Cukun. Emri i komisarit, në çdo faqe muri të qelisë kur ishte i burgosur

Pas kohësh në kërkim, policia tani pret ekstradimin e Bledar Jambellit, arrestuar në Greqi, si personi i dyshuar për porositjen e vrajes së komisar Artan Cukut.

“Panorama” meson se dyshimet se vrasja e Artan Cukut ishte kryer për shkak të detyrës, lidheshin edhe me një kërcënim për jetën që ai kishte marrë në kohën kur drejtonte Policinë e Vlorës.

Kërcënim që i erdhi për shkak të rihapjes së një dosjeje të vjetër, që solli arrestime të tjera. Personi që u arrestua në vitin 2012 pas vrasjes së Amarildo Delajt, ishte Bledar Jambelli.

E pas arrestimit për këtë vrasje, gjatë një operacioni që u drejtua nga vetë Artan Cuku, u gjetën prova të reja që e përfshinin Jambellin edhe në dy vrasje të ndodhura në vitin 2006.

bledaar jambellliiii

Ky ishte momenti kur Artan Cuku u kërcënua me jetë nga Jambelli, i cili i tha në zyrë se nuk do e harronte kurrë këtë ditë. Kërcënimet vazhduan edhe pasi Bledar Jambelli u izolua në një qeli në Burgun e Rrogozhinës. Madje, në lidhje me këtë rast ai u mor në pyetje në ambientet e burgut nga oficerët e Krimeve të Rënda.

Por ajo që u konstatua në qelinë e Jambellit, e bënte edhe më serioz kërcënimin ndaj Cukut. Emri i Artan Cukut ishte shkruar me dhjetëra herë në muret e qelisë. Por shkrimet në mure nuk u fotografuan, në mënyrë që të përdoreshin si provë.

ARRESTIMI I JAMBELLIT

Në janar të vitit 2013, Gjykata e Vlorës njohu me masën “arrest me burg” Bledar Jambellin, i njohur edhe si Rikard Muho, lindur dhe banues në Mbrostar të Fierit, si i dyshuar për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervis Shehut (shok i Mukës), dhe plagosjen e Edvin Zanajt, (nipi i Mukës).

Kjo ngjarje kishte ndodhur më 30 nëntor 2006. Prokuroria e Vlorës kishte pezulluar procedimin penal për moszbulim të autorëve. Si rezultat i këmbënguljes së Artan Cukut, në atë kohë drejtori i Policisë së Vlorës për të rihapur hetimet, u bë i mundur sigurimi i provave shkencore dhe u kërkua rifillimi i hetimeve për këtë ngjarje, me autor të dyshuar Bledar Jambellin.

Pasi Prokuroria vendosi rifillimin e hetimeve, kërkoi caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyshuarit, që u pranua nga Gjykata. Në këtë kohë Jambelli ndodhej në burg prej një muaji, pasi ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte caktuar “arrest në burg”, si autor të dyshuar për vrasjen e Amarildo Delajt, ngjarje e ndodhur më 4 shtator 2012, në lagjen “Osman Haxhiu”.

Grupi hetimor kishte dyshime të forta se dy ngjarjet kishin lidhje me njëratjetrën dhe kanë ndodhur për larje hesapesh, si pasojë e konflikteve në Spanjë. Të dyja viktimat mësohet se kanë qenë personazhe të njohura për policinë vlonjate, ndërkohë që ende nuk është gjetur ndonjë lidhje e Bledar Jambellit me ta, veç faktit të gjurmëve të tij në makinën, prej së cilës u vra Shpëtim Muka.

VRASJET

Pas arrestimit të Bledar Jambellit në vitin 2012, një vit më vonë u rihap një hetim i gjerë për një zinxhir, që dyshohej ta kishin zanafillën në Barcelonë të Spanjës, më pas në Vlorë e Tiranë. Vrasjet nisnin më 28 maj 1997, në ngjarjen që njihet si “Masakra e Levanit”, kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët e ekzekutimit të 21 personave. Vrasja dyshohej se ishte hakmarrje e Mukës ndaj vrasjes së tre vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka. Vëllezërit Muka njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Çaushit.

Në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledar Zanaj, i cili u qëllua nga banda e Gërdhuqëve, një bandë e njohur në qytetin e Vlorës. Më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama. Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën, por më pas u lirua për mungesë provash.

Më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e Marinës.

Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç, u arrestua dhe deklaroi se vrasjen e kreu për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë. Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje, Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrjeje ndaj së ëmës.

Policia, brenda pak orësh gjeti të braktisur makinën e autorëve, ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli, por që deri kohët e fundit nuk ishte vërtetuar implikimi i tij në krim.

Më 1 nëntor 2007, në Tiranë, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, vritet Edvin Zanaj, djali i cili i shpëtoi atentatit të 2006-ës. Policia tha se vrasja ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama. Për këtë zinxhir vrasjesh në pranga kishte rënë vetëm Armando Zanaj. Ndërsa Bledar Jambelli, që u arrestua pas rihapjes së dosjeve, dyshohet se ishte paguar, pasi nuk kishte lidhje farefisnore./ Panorama

TË LIDHURA

Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë
Aktualitet

Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë

13:26 | 12/08/2025
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që sulmoi fqinjin
Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që sulmoi fqinjin

13:12 | 12/08/2025
Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh
Aktualitet

Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh

13:09 | 12/08/2025
Next Post
Rama: S’na lënë tamtamet e opozitës, s’duan të shohin rritjen ekonomike!

Rama: S’na lënë tamtamet e opozitës, s’duan të shohin rritjen ekonomike!

U zgjodh ministër i Jashtëm, çfarë thotë për Gent Cakajn profesori i tij

U zgjodh ministër i Jashtëm, çfarë thotë për Gent Cakajn profesori i tij

Rama u del në krahë ministrave të rinj: Kam zgjedhur shqiptarë të mirë!

Rama u del në krahë ministrave të rinj: Kam zgjedhur shqiptarë të mirë!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë
Aktualitet

Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë

by mirseda
13:26 | 12/08/2025
0

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të mitur 17-vjeçarë pasi janë kapur në flagrancë duke dalë...

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që sulmoi fqinjin

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që sulmoi fqinjin

13:12 | 12/08/2025
Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh

Dyshohet për banorë të bllokuar, situatë kritike nga zjarret në Gramsh

13:09 | 12/08/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com