Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

8.000 euro në muaj nga Qipro, fantazisti pret ofertën e Kukësit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
8.000 euro në muaj nga Qipro, fantazisti pret ofertën e Kukësit

Verilindorët kanë përfunduar fazën e dytë në vendin e dytë, me 34 pikë, vetëm 3 më pak se Partizani. Kukësi pati një ecuri mjaft të mirë në 5 javët e fundit, ku arritën të korrin 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë të grumbulluara.

Duke parë këtë ecuri të shkëlqyer, presidenti Safet Gjici, i shtyrë edhe nga stafi i tij pa nisur mirë merkatoja, filloi të shpenzojë duke afruar dy futbollistë mjaft të mirë, si Rroca, por dhe Shkurtaj, edhe pse ky i fundit akoma nuk ka firmosur. Kukësi ka blerë kartonin e Shkurtajt për shumën e 50 mijë eurove.

Donjet Shkodra

Verilindorët në kuadër të përforcimeve pritet që t’i ofrojnë një kontratë serioze Donjet Shkodrës, të cilit i ka përfunduar kontrata aktuale që ka firmosur në shtator me verilindorët. Shkodra në fund të muajit gusht pati probleme me drejtuesit e Kukësit, pasi ata i kërkuan ulje rroge, por mbas një dënimi dyjavor në ekipin e të rinjve, lojtari u rikthye dhe shkëlqeu gjatë gjithë fazës së dytë, ku zëvendësoi më së miri Besar Musollin. Dhe pse jo në rolin e tij, Shkodra arriti të bëjë diferencën duke kënaqur trajnerin Cungu, por dhe vet presidentin Gjici.

donjet shkodra oferta ael

Oferta

Duke qenë një lojtar i lirë, në adresë të Shkodrës kanë ardhur shumë oferta nga klube shqiptare, si Tirana, Flamurtari e Skënderbeu, por edhe nga jashtë vendit. Gazeta zbulon ekskluzivisht se është klubi qipriot Ael Limasol që i ka bërë një ofertë konkrete 29-vjeçarit, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare me 8 mijë euro në muaj neto. Futbollisti nuk u ka kthyer një përgjigje drejtuesve të klubit të njohur qipriot, pasi së pari do dëgjojë ofertën e klubit të Kukësit, pastaj do vendosë për të vijuar karrierën.

Drejtuesit e Kukësit e kanë llogaritur si pjesë të klubit edhe për fazën përgatitore që ekipi do të zhvillojë në Turqi nga data 4 deri më 16 janar. Në fillim të janarit pritet që palët të takohen dhe të vendosin për vazhdimësinë. Përveçse trajnerit Cungu dhe drejtuesve të tjerë, janë senatorët e ekipit verilindor që kanë dhënë Ok-in dhe kanë kërkuar që Shkodra të vijojë të jetë pjesë e Kukësit, pasi cilësitë e tij janë të padiskutueshme, por duke njohur dhe mirë ambientin e lojën e ekipit, prezenca e tij është domosdoshmëri për rrugën drejt titullit kampion. Në fillim të janarit, para se ekipi të niset drejt Antalias, pritet që të firmosë dhe Vasil Shkurtaj./Panorama Sport

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë
Sport

Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

19:49 | 26/03/2026
Next Post
FOTO/ Fundjavë Ndryshe dhe Raiffeisen Bank dhurojnë 81 soba për familjet në nevojë

FOTO/ Fundjavë Ndryshe dhe Raiffeisen Bank dhurojnë 81 soba për familjet në nevojë

10 orë ‘luftë’ me policinë, dorëzohet kur i këndojnë vargje për Krishtlindjen

10 orë ‘luftë’ me policinë, dorëzohet kur i këndojnë vargje për Krishtlindjen

Fjalimi i fundit motivues i Ronaldos tek Reali, përdori vetëm katër fjalë

U largua në verë, Ronaldo e mbyll vitin i pari në Madrid







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar
Aktualitet

Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

by mirseda
11:06 | 27/03/2026
0

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme, në Qafën e Llogarasë...

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

Ish-reperi Shah bëhet kryeministër i Nepalit, sfida për stabilitet dhe punësim

09:51 | 27/03/2026
Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

Çmimi tavan jo më shumë se 203lekë për litër,Konfindustria: Qeveria të ulë barrën fiskale per naften

09:50 | 27/03/2026
I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

I dënuar me 2vite burg për korrupsion ,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

09:48 | 27/03/2026
Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

Thriller në Greqi! Gjenden brenda një valixheje eshtrat e dy personave në një liqen artificial

09:22 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com