Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A e dini se 2018-ta njihet si viti i udhëheqësve të këqij botërorë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A e dini se 2018-ta njihet si viti i udhëheqësve të këqij botërorë

Nga Leonid Bershidsky “Bloomberg View”/ Fjalorët e njohur e kanë përkufizuar tashmë vitin 2018. Oksfordi zgjodhi termin “toksik”. Merriam-Ëebster termin “drejtësi”. Collins zgjodhi fjalën “njëpërdorimësh”. Unë do të shtoja “një qeverisje e keqe”. Me siguri, 2018-a, bëri që një numër vendesh të qeveriseshin në mënyrë skandaloze, nga udhëheqësit botërorë me të këqinj të dekadave të fundit.

Shembujt më të famshëm, shfaqen në lajme çdo ditë. Këtë listë, e kryeson presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa po përpiqet të bindë amerikanët, se zgjedhja e tij ka qenë e mirë për ta. Bumi në bursa, për të cilin ai ishte aq krenar, po zhduket. Defiçiti fiskal, është më i larti që nga viti 2012.

Pavarësisht nga luftërat tregtare, defiçiti tregtar është më i larti në 10 vitet e fundit. Qarkullimi

në stafin presidencial, ka arritur nivele katastrofike:65 përqind e stafit fillestar të Trump, është zëvendësuar tashmë. Dhe këtu nuk përfshihen anëtarët e kabinetit (12 nga 24 zyrtarë janë zëvendësuar, dhe tani i 13-ti, sekretari i mbrojtjes Xhejms Matis, po largohet).

Edhe dëmi që ai i ka shkktuar rolit të SHBA-së në botë, po fillon të duket. Gati kudo (me disa përjashtime si Izraeli dhe Koreja e Jugut), pikëpamjet e favorshme ndaj SHBA-së janë në rënie, dhe njerëzit po binden se SHBA-ja nuk interesohet më për interesat e vendeve të tjera. Aleancat janë duke u zbehur, dhe rendi botëror shumëpalësh, është duke u krisur.

Pavarësisht rreziqeve që qëndrojnë mbi Britaninë e Madhe, në aspektin e një krizë të mundshme ekonomike, qeveria e kryeministres Tereza Mej ka këmbëngulur në përpjekjen e saj, për ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Evropian. Me një mbështetje të dobët edhe brenda vetë partisë

së saj, dhe opsionet negociuese të kufizuara, ajo mund të nxjerrë vendin nga unioni pa asnjë marrëveshje, çka do të shkaktojë shumë probleme për miliona njerëz.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emanuel Makron, dukej si shpresa e madhe e botës perëndimore, me planet e tij gjithëpërfshirëse të reformave, dhe një vizion të madh për një BE më të fortë. Ai e përfundoi këtë vit në tërheqje, teksa lëvizja e Jelekëve të Verdhë, që nisi një protestë kundër një rritje të vogël të taksës së karburantit, u rrit në një rebelim të dhunshëm anti-elitë.

Makron ka dëmtuar ambiciet e veta reformuese, duke bërë lëshime ndaj protestuesve me një kosto prej 11 miliardë eurosh në vit, dhe popullariteti i tij nuk është rikuperuar, duke mbetur në një nivel mjeran prej vetëm 27 për qind në sondazhet e opinionit publik.

Një tjetër lidere e mundshme e Perëndimit, kancelarja gjermane Angela Merkel, e kaloi shumicën e vitit, duke u përballur me një revoltë të hapur brenda partisë së saj, Unionit Kristian Demokratik dhe partisë simotër bavareze, Unionit Kristian Social.

Rebelët konservatorë, e paralizuan qeverinë duke kërkuar politika më të ashpra ndaj emigracionit, dhe duke e sfilitur Merkelin në beteja të lodhshme, që e lanë atë pa inicitivë, dhe ndonjëherë edhe në apati.  CDU-ja veproi keq edhe në 2 zgjedhje të rëndësishme shtetërore, dhe Merkel u detyrua të heqë dorë nga udhëheqja e partisë.

Edhe pse pasardhësja e saj e zgjedhur, Anegret Kramp-Karrenbauer, fitoi zgjedhjet në fillim të këtij muaji, duke mposhtur më konservatorin Friedrih Merc, çarja në parti nuk është mbyllur.

Por 2018-a ishte një vit kaotik edhe në demokracitë e tjera. Qeveria populiste në Itali, hartoi një buxhet fantazioz, që përfshinte një version të të ardhurave themelore universale, dhe u grind me BE-në mbi të (vetëm për të përfunduar me uljen e parashikimeve jo-realiste), ndërsa ekonomia ra më tej drejt recesionit.

Në Belgjikë, qeveria sapo është rrëzuar nga një parti nacionaliste, që po bën fushatë kundër një pakti jo të detyrueshëm të emigracionit të Kombeve të Bashkuara, që u miratua nga Belgjika së bashku me 163 vende të tjera. Por vit që po lëmë pas, nuk ka qenë i shkëlqyer, as për “regjisorët” e fortë dhe regjimet hibride.

Presidenti rus Vladimir Putin u rizgjodh për një mandat të ri, por që nga ajo kohë ka parë një rënie të popullaritetit pas rritjes së moshës së daljes në pension, që u prit me revoltë nga qytetarët. Ekonomia ruse dhe të ardhurat po ngecin në vend, dhe Putini është detyruar të hedhë vështrimin jashtë vendit për një varg dështimesh publike, nga shërbimi agresiv ushtarak të Rusisë, deri tek një paaftësi për të ndërtuar një marrëdhënie normale me SHBA-në.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e konsolidoi pushtetin e tij me një fitore zgjedhore, por ai po e keqpërdor ekonominë e vendit. Parashikimi i Bloomberg, e sheh vendin të zhytur në recesion duke filluar që nga ky 3-mujor. Lira është monedha e dytë më e keqe në botë pas pezosit argjentinas, duke humbur rreth 29 përqind të vlerës së saj përkundrejt dollarit amerikan.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, dikur si një reformator i guximshëm, ka përjetuar rrënimin e reputacionin e tij nga vrasja në tetor e kolumnistit të “The Ëashington Post”, Jamal Khashoggi, brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Viktor Orban në Hungari, partia e të cilit, Fidesz, fitoi një super-maxhorancë në zgjedhjet e prillit, duket se e ka kapërcyer masën, me një sërë masash që kanë për qëllim konsolidimin e pushtetit të tij mbi gjykatat dhe mediat, si dhe me një ligj të kohëve të fundit që ka potencialin t’i detyrojë hungarezët të punojnë jashtë orarit, për një pagesë që do të vonohet për 3 vjet.

Ai po përballet me protesta të vazhdueshme, dhe është detyruar të përdorë dhunën kundër protestuesve. Grupimi aktual i sundimtarëve të prirur ndaj gabimeve, bën që një botë e çoroditur të ketë një potencial në rritje për konflikte të armatosura, vendore dhe ndërkombëtare.

Elitat, si demokratike ashtu edhe ato autoritare, janë të dobëta, dhe nuk kanë recetat e duhura për gabimet e tyre. Lëvizjet e protestës dhe partitë anti-establishment ,kanë dalë dhe po forcohen kudo; ato kanë qëllime të ndryshme, por janë të gjitha të mbështetura nga teknologjia e rrjeteve sociale, që përforcon zemërimin dhe dhunën.

Edhe presidenti kinez Xi Jinping, që ka evituar gabimet e mëdha për vite më radhë, mund të ketë bërë disa të tilla në vitin 2018. Është e paqartë nëse pranimi i sfidës në fushën e tregtinë nga Trump, ishte një ide e mirë. Pavarësisht gjithë fuqinë e saj, Kina është ende një vend me të ardhura të mesme, që është jashtëzakonisht e ndërvarur nga tregtia.

Beteja e Xi kundër Trump, mund të sihet me simpati në Evropë, por evropianët nuk janë aleatë të natyrshëm për Kinën. Shfaqja e forcës së Xi, mund të jetë e parakohshme, dhe kjo do të bëhet e qartë në 2 vitet e ardhshme. Mungesa e një lidershipi kompetent, mendje-kthjellët dhe jo arrogant në botën e sotme, mund të jetë një aksident i çuditshëm.

Por nëse është normaliteti i ri, jetesa në këtë lloj bote, do të kërkojë aftësi të reja nga ana e njerëzve të zakonshëm. Udhëheqja e keqe, nuk është vetëm diçka që e lexojmë në faqet e lajmeve. Ajo mund të sinjalizojë përkeqësimin e institucioneve, globale dhe vendore, që diktojnë jetën tonë. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Parashikimi i motit/Ulje temperaturash, vishuni trashë

Parashikimi i motit/Ulje temperaturash, vishuni trashë

Përplasje me armë dhe pengmarrja. A ishte atentati i paralajmëruar?

Përplasje me armë dhe pengmarrja. A ishte atentati i paralajmëruar?

“Koka e bandës së drogës”/Zbardhet e shkuara e errët e një prej të ekzekutuarve në Elbasan

"Koka e bandës së drogës"/Zbardhet e shkuara e errët e një prej të ekzekutuarve në Elbasan

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com