Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rama në tryezë të rrumbullakët me ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama në tryezë të rrumbullakët me ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar

Pak orë pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me ministrat e rinj dhe atë të shkarkuar.

Rama i ka mbledhur në një tryezë të rrumbullaktë, ndërsa në Facebook shkruan se kjo është fotoja e ditës. Po në një postim në Instagram, Rama  ka vendosur një emoji me shtrëngim duarsh.

Shtatë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2” vijnë kryesisht nga administrata shtetërore.

Besa Shahini do të jetë ministrja e Arsimit. Pjesë e kabinetit do të jenë dy shqiptare të Kosovës, Besa Shahini dhe Genti Cakaj.

Shahini u emërua zëvendës ministre në vitin 2017. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet.

Ndërsa Genti Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm. Ish-zëvendës ministri i këtij dikasteri ka mbuluar çështjet e integrimit europian të vendit, ndërsa merr detyrën në një moment të rëndësishëm diplomatik.

Financat do t’i besohen Anila Denajt, që më parë ka mbajtur postin e drejtores së Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Më herët ajo ka qenë anëtare e bordit të AKEP.

Një tjetër ministri që pësoi rrokadë është edhe ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës. Ky dikaster do të udhëhiqet nga Belinda Balluku, drejtorja aktuale e Albkontrollit.

Ministrinë e Kulturës do ta drejtojë Elva Margariti, me profesion arkitekte. Margariti ka studiuar në Firence të Italisë, ndërsa me kthimin në Shqipëri ka mbajtur edhe detyrën e Këshilltares pranë Kryeministrit Edi Rama.

Më herët ajo ka qenë koordinatorja Kombëtare e Programit “100 Fshatra”.

Eduard Shalsi pason në detyrë Sonila Qaton në ministrinë për Sipërmarrjen, Deputet aktiv, dhe aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Shalsi ka detyrën e vështirë për të përmirësuar qasjen e sipërmarrjes me shtetin.

Ndërkohë, timonin e ministrisë së Bujqësisë do ta marrë Bledi Çuçi. Ky i fundit është bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa ka pasur një rol të rëndësishëm edhe në ndarjen administrative-territoriale.

Elisa Spiropali, rikthehet në post të rëndësishëm. Për më pak se dy viteve ajo ka mbajtur postin e Drejtores së Përgjithshme të Doganave, dhe është emëruar ministre për marrëdhëniet me parlamentin.

TË LIDHURA

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median
Aktualitet

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së
Aktualitet

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së

11:36 | 16/02/2026
Next Post
Trajneri i Tiranës flet troç: Kush është fajtor për humbjen me Partizanin

“Nuk bëj pazar me Tiranën”, përlotet Mema: Ëndërroj titullin kampion!

Akademiku: Si na kanë grabitur ‘skifterët’ e politikës ne ‘lepujt’ universitarë!

Akademiku: Si na kanë grabitur ‘skifterët’ e politikës ne ‘lepujt’ universitarë!

Finalja e Kievit/Madrilenët mbretërojnë në çdo aspekt, historia i nxjerr fitues

Shkëmbime yjesh mes Realit dhe Liverpoolit, kush fiton dhe kush humbet







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

by mirseda
12:12 | 16/02/2026
0

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit rikonfirmoi sot Armand Dukën si President për një...

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së

11:36 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Nga pastrimi i parave, te trafiku i drogës dhe mashtrimi, ekstradohen nga Danimarka, Franca, Italia

Nga pastrimi i parave, te trafiku i drogës dhe mashtrimi, ekstradohen nga Danimarka, Franca, Italia

11:30 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com