Rreth orës 10.00 ka nisur punimet Asambleja Kombëtare e PS, në të cilën sipas asaj që është deklaruar zyrtarisht, pritet të diskutohen 8 pika. Sipas zërave të shumtë që vijnë edhe nga brenda radhëve të socialistëve, do të piketohen edhe ministrat, të cilët priten të largohen nga postet e tyre.
Në mbledhjes e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se në shumë aspekte, Shqipëria ka dalë nga tranzicioni, por ka ende shumë punë për t’u bërë.
Kreu i qeverisë gjithashtu tregoi ndryshimet që do ndodhin, duke filluar që nga 1 janari.
Po kështu, Rama ka folur për protestën e studentëve nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS.
Ai përsëriti se protesta e tyre në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, ishte një shuplakë për qeverinë. Rama tha se shuplakës së studentëve i kishte kthyer faqen tjetër, por shtoi se kjo qeveri është mundësia e vetme për ta.