Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëron ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.
Ai thotë se së shpejti do ndërmerren hapa të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri – Kosovë.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në Twitter:
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë – një kontroll.
Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri – Kosovë”.