Gjithkush nga ne mund të rrezikohet nga kanceri, një sëmundje që vazhdon të kërcënojë njerëzimin, e konsideruar si e pashërueshme apo vështirësisht e shërueshme. Shkenca vijon të jetë pas me zgjidhjet për të kuruar këtë sëmundje edhe për faktin se kanceri nuk shkaktohet nga viruse apo diçka që futet nga jashtë, por prodhohet nga vetë trupi i njeriut. Për më tepër në Shqipëri, krahasuar me pak dekada të shkuara, rastet e njerëzve me kancer janë shumëfishuar në mënyrën më agresive të mundshme. Por si mund të dallojmë pa shkuar te mjeku dhe te analizat se në trupin tonë kanë filluar të zhvillohen qeliza kancerogjene? Në vijim mjekët kanë listuar shenjat lehtësisht të identifikueshme nga gjithkush.
1. Humbja e pavullnetshme e peshës
Nëse nuk jeni duke u përpjekur të humbni peshë me metoda të ndryshme, humbja e papritur në peshë duhet t’ju merakosë dhe dërgojë urgjent te mjeku.
2. Ndryshimet në lëkurën tuaj
Shenjat që shfaqen në lëkurë është e mirë të mos lihen pa vëmendje. Nëse do të vini re lëkurë të zverdhur pa asnjë arsye, apo qoftë të skuqur, apo, më keq akoma, të errësuar, të gjitha këto mund të jenë shenja të këqija. Në të gjitha rastet këshillohet konsulta me mjekun.
3. Dhimbje të rënda
Varësisht nga lloji i kancerit që mund të keni, ju mund të keni dhimbje të forta në zonën e prekur. Kanceri në kocka apo në është i pritur t’ju lajmërojnë me dhimbje të forta. Gjithsesi një numër i madh kanceresh të tjerë nuk shkaktojnë dhimbje në fillimet e tyre.
4. Plagë që nuk shërohen
Nga plagët në gojë që nuk shërohen te infeksione që zgjasin për shumë kohë, të dyja këto mund të jenë shenja që sistemi juaj imunitar nuk funksionon normalisht dhe se kanceri ka dalë deri në sipërfaqe.
5. Gjakderdhje e pashpjegueshme
Nëse kolla juaj e mëngjesit nis të shoqërohet me gjakrrjedhje të përditshme, kjo është një shenjë që ju thotë se duhet të shkoni te mjeku sa më shpejt që të jetë e mundur. Disa lloje kanceri, si ai i mushkërive, duan një kohë të gjatë që të shfaqen me efekte fizike, kështu që shenja të ndryshme, si për shembull gjakrrjedhja pas kollitjeve të mëngjesit, si dhe ndryshime eventuale në trupin tuaj, duhet të shërbejnë si shtysa për t’u konsultuar me mjekun.
6. Ndryshimet në lëvizjet e zorrëve
Ndërsa sjellja e zorrëve te të gjithë njerëzit e shëndetshëm ndryshon në varësi të ushqimit që ata kanë konsumuar kohët e fundit, ndryshimet, që mund të vini re larg këtij rregulli të njohur, duhen marrë në konsideratë. TIRANA TODAY