Grupi Parlamentar i PS, i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Byrosë së Kuvendit, përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga Kuvendi për 10 ditë, pas thirrjeve të tij për të marrë armët.
Për socialistët, qëndrimi i Berishës bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë, dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e doni.
Ose miratoni amendamentin, ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh Berisha.