Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Pikëpamje të ndryshme me Trump”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Pikëpamje të ndryshme me Trump”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, do të largohet nga posti në fillim të vitit të ardhshëm, pasi, siç tha në letrën e dorëheqjes, pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të dale ne pension në fund të muajit shkurt.

“Mattis ka qenë një ndihmë e madhe për mua në bindjen e aleatëve dhe të vendeve të tjera për të paguar pjesën e tyre të obligimeve ushtarake”, shkroi Trump në Twitter.

 Lajmi për largimin e Mattisit vjen në javën kur Trump njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Mattis tha se i ka trajtuar aleatët me respekt dhe se ka përdorur “të gjitha mjetet e fuqisë amerikane për të siguruar mbrojtje të përbashkët”.

“Meqë keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tuat mbi këto dhe subjekte të tjera, besoj se është e drejtë që unë të jap dorëheqje”, shkroi gjenerali Mattis në letrën e tij.

Mediat amerikane raportojnë se Mattis dhe ndihmës të tjerë të sigurisë kombëtare e kanë kundërshtuar vendimin e Trumpit për tërheqje nga Siria, duke thënë se ai i bën fitues Iranin, Rusinë dhe Turqinë.

Reuters citoi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se Mattis ka dhënë dorëheqje gjatë një takimi me Trumpin, pasi ata kanë shprehur pikëpamje të ndryshme “për disa çështje”.

“Unë besoj se duhet të jemi të vendosur dhe të qartë në qasjen tonë ndaj atyre vendeve, interesat strategjike të të cilave janë gjithnjë e më shumë në tension me tonat”, tha po ashtu Mattis në letrën e dorëheqjes.

Mattis, 69 vjeç, gjeneral i marinsave me katër yje dhe me një karrierë prej 40 vjetësh, ka qenë një nga anëtarët më të respektuar të administratës Trump dhe ka gëzuar respekt edhe nga demokratët, edhe nga republikanët.

Largimi i Mattisit, që ka gjasë të shqetësojë shumë kritikë të presidentit, është ikja e radhës e një zyrtari të lartë të administratës, ndërsa Trump është vetëm në gjysmë të mandatit të parë. REL

TË LIDHURA

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur
Kryesore

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut
Kryesore

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Next Post
Çdo e keqe e ka një të mirë, si i shërbeu divorci me Jolie aktorit Brad Pitt

Çdo e keqe e ka një të mirë, si i shërbeu divorci me Jolie aktorit Brad Pitt

Kapet xhihadisti francez, ‘truri’ i masakrës së Charlie Hebdo

Kapet xhihadisti francez, ‘truri’ i masakrës së Charlie Hebdo

Shqiptari humb kontrollin e mjetit, përplaset fuqishëm me bllokun e çimentos

Shqiptari humb kontrollin e mjetit, përplaset fuqishëm me bllokun e çimentos







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta
Politikë

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

by mirseda
20:13 | 10/02/2026
0

Rreth 6 punonjës policie u dëmtuan mbrëmjen e sotme gjatë protestës së opozitës, e organizuar fillimisht tek...

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:55 | 10/02/2026
Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

Protestuesit përplasen me policinë para Parlamentit, mes tyre edhe deputetë të PD

19:35 | 10/02/2026
PD shkon drejt Parlamentit, Lapaj dhe “Shqipëria Bëhet” rikthehen para Kryeministrisë

PD shkon drejt Parlamentit, Lapaj dhe “Shqipëria Bëhet” rikthehen para Kryeministrisë

19:33 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com