Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Tetë muaj pa marrë rrogat, punonjësit e ujësjellësit në protestë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Tetë muaj pa marrë rrogat, punonjësit e ujësjellësit në protestë

Punonjësit e ujësjellësit të bashkisë së Selenicës protestuan para prefekturës në Vlorë, pasi nuk marrin pagat prej muajsh. Ata fajësojnë qeverinë pasi fondet për pagat e mirëmbajtjen e ujësjellësit, transferohen në shlyerje borxhesh të ish-komunave ndaj OSHEE.

Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës thonë se nuk janë paguar prej 8 muajsh, ndërsa qyteti e fshatrat përballen me probleme madhore sa i përket furnizimit. Të mërkurën punonjësit e SH.A Ujësjellës Selenicë, kanë protestuar përpara prefekturës po pa arritur të takohen me zyrtarë të saj, ndërsa kanë kërcënuar me stakimin e stacioneve të pompimit.

Edhe pa arritur të fikja e stacioneve në Selenicë punëtorët thonë se situata e ujësjellësit nuk është e mirë, fshatra të tërë furnizohen vetëm një orë në ditë ndërsa shumë kanë mungesë të ujit të pijshëm me ditë të tëra. Kryetari i Bashkisë Selenicë Përparim Shametaj tha se problemi kishte filluar me reformën territoriale, ndërsa bashkia kishte trashëguar borxhe ndaj OSHEE prej dy ish-komunave.

“Ish Komunat Kotë dhe Vllahinë, kanë detyrime të prapambetura energjie 30 milion lekë,  52 milion shtuar kamatvonesat, nga të cilat janë paguar deri më tani 8 milion pra subvencioni i dy viteve”, tha Shametaj.  Sipas tij kjo situatë ka penalizuar punonjësit e ujësjellësit pasi bashkia nuk ka mundësi t’i paguaj.

Bashkia thotë se subvencioni prej 4 milion lekësh në vit që ajo merr nga qeverisja qendrore shkon i gjithi për të paguar detyrimet e ish-komunave ndaj OSHEE. Kreu i Ujësjellës /Kanalizimeve të Selenicës, Gazmend Beqaj, thotë se ky fond sipas ligjit duhet të përdorej për përballimin e “kostos neto” për pagat dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve, faturat e energjisë dhe materialet e konsumuara për kimikate. “I gjithë subvencioni shkon për energjinë, nuk i akordohet fare si fond bashkisë, pasi qysh në thesar kalon menjëherë si pagesë energjie. Ndërkohë punonjësit tanë vijojnë të punojnë në kushte të vështira dhe të papaguar. “-tha Beqaj.

Bashkia e Selenicës ka ndërkohë 15 fshtara të cilët nuk kanë ujësjellës dhe nuk ka fond për t’i ndërtuar. Nevoja për invetime serioze në ujësjellësa është një domosdoshmëri, por bashkia e konsideruar “rurale” nuk gjeneron të ardhura sa të mund të dali nga ngërçi i krijuar.

Sipas kreut të bashkisë së Selenicës, mbledhja e taksave dhe tarifave vendore mbetet një sfidë, pasi pjesa më e madhe e popullsisë së bashkisë jeton në Vlorë. Bizneset janë të paktë, kryesisht fermerë, e të ardhurat gjithashtu.

Nga ana tjetër vec furnizimit me ujë me orare të reduktuara për shumë fshatra, cilësia e tij mbetet një problem serioz. Banorët e zonës vazhdimisht kërkojnë ujë të pijshëm, pasi zona është e pasur me burime të pashfrytëzuar.

Sipas Shametaj, zgjidhja për këtë i është dërguar qeverisë. Ai thotë se problemi me furnizimi mund të zgjidhet me anë të ndërtimit të ujësjellësit në burimin e fshatit Bashaj, investim me vlerë 7 mln euro dhe që mbulon nevojat e 80% të territorit, po përballimi i kostos së ndërtimit është i pamundur nga Bashkia Selenicë, e cila për momentin nuk mundet të paguaj as pagat e punonjësve të ujësjellësit./BIRN/

TË LIDHURA

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Punonjësit të burgut të Durrësit i vjedhin armën në shtëpi
Aktualitet

Punonjësit të burgut të Durrësit i vjedhin armën në shtëpi

13:51 | 23/01/2026
Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit
Aktualitet

Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit

13:34 | 23/01/2026
Next Post
‘Facebook’ e thotë hapur: Këto kompani kanë akses në mesazhet tuaja private

‘Facebook’ e thotë hapur: Këto kompani kanë akses në mesazhet tuaja private

Pasuria e pajustifikuar dhe kontaktet e dyshimta ‘fundosin’ gjyqtarin Admir Belishta

Pasuria e pajustifikuar dhe kontaktet e dyshimta 'fundosin' gjyqtarin Admir Belishta

Me dy striptiste dhe mbi kalë, çmenduria e ish-yllit të Arsenalit (Video)

Me dy striptiste dhe mbi kalë, çmenduria e ish-yllit të Arsenalit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

by mirseda
14:05 | 23/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Kukës. Gjatë një konflikti...

Punonjësit të burgut të Durrësit i vjedhin armën në shtëpi

Punonjësit të burgut të Durrësit i vjedhin armën në shtëpi

13:51 | 23/01/2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

13:38 | 23/01/2026
Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit

Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit

13:34 | 23/01/2026
Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

13:30 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com