Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Familjet shqiptare kanë 1.4 miliardë euro borxhe

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Familjet shqiptare kanë 1.4 miliardë euro borxhe

Familjet shqiptare kishin në vitin 2017 borxhe që llogariten sa 11.3% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto-PBB). Shifra është publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në sistemin e saj të të dhënave për borxhin global.

Në vlerë absolute, kjo shumë është rreth 1.4 miliardë euro. Në të përfshihen kryesisht kreditë në banka dhe borxhet e tjera që kanë familjarët.

Duke pasur parasysh që në Shqipëri, sipas INSTAT ka rreth 769 mijë familje, borxhi mesatar për një familje është rreth 1,800 euro.

Niveli i borxhit familjar ka mbetur i pandryshuar dy vitet e fundit, ndërsa rekordi është arritur në vitin 2008, me rreth 13% të PBB-së, duke u rritur me shpejtësi që pas vitit 2003 (shih grafikun). Më pas, ekonomia hyri në një cikël ngadalësues, si rrjedhojë e krizës globale, çka duket se çoi në tërheqjen e familjeve për të marrë hua.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, familjet shqiptare kanë një nivel të ulët borxhi. Në Kroaci, po sipas FMN, ky tregues është 34% e PBB-së, në Maqedoni 24.5%. Të dhënat për Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë mungojnë.

Në vendet e zhvilluara, borxhi i familjeve është edhe më i lartë, p.sh. në Gjermani është rreth 53% e PBB-së, në Itali 41.3%, në Suedi 88% ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gati 80%.

Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë për gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, blerja e mallrave me pagesë të vonuar nga dyqanet është një zërat kryesorë të borxhit të familjeve shqiptare. Gjithsej, familjet që kishin një hua për të paguar në gjysmën e parë të këtij viti përbënin 28% të totalit të familjeve të anketuara, peshë kjo e njëjtë me vitin e kaluar.

Qëllimet kryesore të huamarrjes së familjeve janë blerja apo riparimi i pronave, zhvillimi i biznesit dhe konsumi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ngarkesa me borxh është e përballueshme. Për 77% të familjeve kësti mujor i huasë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore./Monitor

 

TË LIDHURA

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”
Aktualitet

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”

18:44 | 25/12/2025
Pogradec, gjendet drogë në një lokal, ndalohet një person
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, dhunohet një person

18:14 | 25/12/2025
Plagosja e biznesmenit me th*kë në Kavajë, FOTO nga vendi ku ndodhi ngjarja
Aktualitet

Plagosja e biznesmenit me th*kë në Kavajë, FOTO nga vendi ku ndodhi ngjarja

17:36 | 25/12/2025
Next Post
Mustafa Nano: Protesta do përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë

Mustafa Nano: Protesta do përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë

“Nuk duam karrige pushteti, duam dije të jetojmë në vendin tonë”

"Nuk duam karrige pushteti, duam dije të jetojmë në vendin tonë”

Dolën për gjah, miqtë i marrin jetën punonjësit të pyjeve në Elbasan

Dolën për gjah, miqtë i marrin jetën punonjësit të pyjeve në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025




TË FUNDIT

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”
Aktualitet

“Tre Vila të Familjes së Presidentit Begaj, Dyshime për Ndërtim Pa Leje”

by mirseda
18:44 | 25/12/2025
0

Tre vila të familjes së Presidentit Begaj po ndërtohen pa leje në zonën e “Barka Resort”, në...

Pogradec, gjendet drogë në një lokal, ndalohet një person

Sherr në një lokal në Korçë, dhunohet një person

18:14 | 25/12/2025
Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës

Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës

18:11 | 25/12/2025
Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur për fëmijë, dyshohet se kishte marrë plagë të rënda

Tragjike/ Gjendet e vdekur aktorja e njohur për fëmijë, dyshohet se kishte marrë plagë të rënda

18:08 | 25/12/2025
Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve: Të jemi bashkë për një botë më të mirë

Mbreti Charles mesazh për unitet në ditën e Krishtlindjeve: Të jemi bashkë për një botë më të mirë

17:45 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com