Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Meta i bindur: Emigrimi kambanë alarmi

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Bularati”/ Meta ‘i frikësuar’: Shërbimet të hapin sytë, të përgatitemi për…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka tërhequr vëmendjen sot për shifrat e emigracionit pas sondazhit të Gallupit të publikuar disa ditë më parë ku Shqipëria renditej e katërta në botë për prirjen për migrim. Ai tha se kjo është një kambanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar.

Presidenti mori pjesë në veprimtarinë e organizuar në Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, të zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), që festoi 25-vjetorin e themelimit në Shqipëri ku u vlerësua me çmimin “Për mbështetjen në promovimin e emigrimit me dinjitet, të organizuar e të rregullt në të mirë të të gjithëve”.

Kreu i Shtetit theksoi se e mirëpriti me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet që bashkon dy data të rëndësishme: 25-vjetorin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin – IOM, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve.

“Shqipëria nuk mund të ishte indiferente në këtë debat për shkak të historisë së saj, si vend origjine, vend transit dhe vend mbërritje i emigrantëve. Emigrimi ka të bëjë me jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ndaj të gjithë duhet të solidarizohemi. në mënyrë të veçantë duhet të kuptojmë gratë e fëmijët. Migrimi është një fenomen kompleks dhe i vështirë. I jemi mirënjohës BE-së dhe vendeve anëtarë për ndihmën që iu kanë ofruar shqiptarëve në kohë të vështira. Sot Shqipëria bashkëpunon me agjencinë e kufirit dhe rojës bregdetare për menaxhimin e kufirit të jashtëm të BE-së të prekur nga fenomeni i refugjatëve dhe emigrantëve, kryesisht nga vendet e lindjes së mesme. Këtë partneritet e dëshmon dhe marrëdhënia jonë me IOM-in, prania e së cilës në Shqipëri ka qenë gjithmonë një aset i çmuar si për menaxhimin e situatës së krizave ashtu dhe për ndërtimin e strategjive afatgjata për qeverisjen sa më efikase të emigracionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Tek IOM kemi gjetur një partner të besueshëm dhe mbështetës për të përballur këtë fenomen në cilëndo formë që është shfaqur”, tha Kreu i Shtetit.

Ai theksoi se strategjia kombëtare për qeverisjen e migracionit që ju do të prezantoni sot është një tjetër produkt konkret i bashkëpunimit efikas mes Shqipërisë dhe IOM-it duke përgëzuar për këtë punë.

“Gjithashtu dua të vlerësoj punën e përbashkët për të nxjerrë anët pozitive të migracionit nëpërmjet angazhimit të diasporës shqiptare si agjent i nxitjes së investimeve serioze të huaja në Shqipëri. Emigracioni është prej vitesh një element tejet i rëndësishëm në ekonomi, në raport me remitancat që iu vijnë në ndihmë familjeve shqiptare dhe gjithë vendit në rreth 1.15 mld euro ose rreth 12% e GDP-së së vendit. Është shumë e rëndësishme që këto të ardhura të kanalizohen në mënyrën më efikase drejt veprimtarisë që rrit prodhimin vendas dhe zhvillon ekonominë e vendit”, tha Meta.

Por Presidenti nënvizoi se kjo është njëra anë e medaljes. “Nga ana tjetër ne duhet të tregohemi vigjilentë ndaj përsëritjes së ciklit migrator të shqiptarëve drejt vendit. Të dhënat e Gallup-it të publikuara javën e kaluar ku Shqipëria renditej në vendin e katër në botë, me prirjen më të lartë për emigrim padyshim që janë shqetësuese. Kjo është një kambanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtyjnë bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme dhe dëshpëruese. Ky fenomen përveç se e plak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm e më të shpejtë të vendit”, tha Meta.

Ai deklaroi se edhe FMN vërejti me shqetësim se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe për investime më shumë në sektorë prioritarë si arsimi e shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.

“Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve duke iu krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim në mënyrë që të shprehin potencialet e tyre të vërteta në vend por edhe potencialet e të gjithë vendit për një zhvillim më të shpejtë e më të qëndrueshëm”, apeloi Kreu i Shtetit.

Drejtorja Rajonale e IOM-it për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Argentina Szabados, para se t’i jepte çmimin Presidentit të Republikës u shpreh: “Këtu dëshiroj të huazoj fjalimin e shkëlqyer e të mbajtur në kohën e duhur nga Presidenti Meta në sesionin e veçantë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për miratimin e Kompaktit Global për Migrimin në Marok javën e kaluar. Migrimi dhe përgjigja jonë ndaj tij ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e fëmijëve, me administrimin e kufijve, me kostot financiare, kohezionin shoqëror dhe sovranitetin. Ne nuk duhet ta lejojmë veten  që të dobësohemi nga lëvizshmëria njerëzore. Përkundrazi ne duhet të fuqizohemi për të krijuar dhe mundësuar  një migrim më njerëzor, një mekanizëm më me dinjitet e të sigurt për të qeverisur migrimin.”, – u shpreh Szabados.

TË LIDHURA

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë
Aktualitet

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë

14:46 | 24/02/2026
Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin
Aktualitet

Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin

14:41 | 24/02/2026
Berisha: Rama është vetë i implikuar, vetëm shqiptarët e heqin si kryeministër
Aktualitet

‘Balluku një shërbëtore e Ramës, mirë ti bëhet’, Berisha: Revolta e qytetarëve…

14:40 | 24/02/2026
Next Post
Grafiku/ Si është raporti i pemëve me njerëzit që jetojnë në tokë

Grafiku/ Si është raporti i pemëve me njerëzit që jetojnë në tokë

Pasi ‘shkatërroi’ Manuel Neuer, belgu shënon edhe ndaj Dortmundit (Video)

Pasi ‘shkatërroi’ Manuel Neuer, belgu shënon edhe ndaj Dortmundit (Video)

Dokumenti/ Prokurori i VIP-ave u fundos prej televizorit 20 mijë euro dhe pasurisë së pajustifikuar

Dokumenti/ Prokurori i VIP-ave u fundos prej televizorit 20 mijë euro dhe pasurisë së pajustifikuar







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë
Aktualitet

Malltezi: ANK dhe Salillari po shkatërrojnë lumin Shkumbin me lejen e Qeverisë

by mirseda
14:46 | 24/02/2026
0

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi denoncon se ndërhyrjet në shtratin e lumit Shkumbin...

Akuzohet se tentoi të përdhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

Akuzohet se tentoi të përdhunonte një vajzë të paralizuar në Greqi, vetëdorëzohet në polici

14:43 | 24/02/2026
Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin

Shpallet pretenca për Rezart Taçin, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin

14:41 | 24/02/2026
Berisha: Rama është vetë i implikuar, vetëm shqiptarët e heqin si kryeministër

‘Balluku një shërbëtore e Ramës, mirë ti bëhet’, Berisha: Revolta e qytetarëve…

14:40 | 24/02/2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

Tentoi të korruptojë Policinë Rrugore, nën hetim 35-vjeçari

14:39 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com