Një çift britanik neonazistësh vendosën që ta quajnë djalin e tyre “Adolf” për nder të Adolf Hitlerit. Të dy prindërit u dënuan me disa vite burg, por jo për shkak të vendosjes së emrit. Atë të dy u shpallën fajtor sepse bënin pjesë në një grup terrorist.
Adam Thomas, 22 vjeç, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa partnerja e tij, Claudia Patatas, 38 vjeç, u dënua me pesë vite, shkruan Sky News.
Thomas dhe Patatas u shpallën fajtorë sepse ishin anëtarë të “Veprimit Kombëtar”, një organizatë neo-naziste ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u ndalua në vitin 2016. Gjyqtari Melbourne Inman QC, i cili dha dënimin, tha se grupi kishte “qëllime të tmerrshme. ”
“Qëllimet dhe objektivat e organizatës neo-naziste janë përmbysja e demokracisë në këtë vend, me anë të dhunës dhe vrasjeve dhe imponimit të një shteti nazist. Ambicia e tyre ishte që të zhdukte të gjitha pjesët e shoqërisë nëpërmjet dhunës dhe vrasjeve masive”, tha gjyqtari.
Thomas dhe Patatas bënin një jetë të dyfishtë. Burri punonte si një roje sigurie në Amazon dhe gruaja si fotografe dasmash, ndërsa të dy predikonin besimet neonaziste.
Në media çifti u bë i famshëm sepse i kishin dhënë djalit të tyre emrin e mesëm “Adolf” në admirim të diktatorit gjerman që masakroi miliona hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. TIRANA TODAY