Nëse mendoni se Rama është lodhur duke kërkuar dialog me studentët, këtu gaboheni. Ai nuk ka të ndalur me statuset e tij, sa ironizuese aq edhe argëtuese. Teksa ndodhet afër pemës së Vitit të Ri, ai pyet sërish studentët protestues, nëse do të arrijnë në një marrëveshje.
Thirrjet e Ramës duket se kanë shkuar në vesh të shurdhër, pasi studentët, ndonëse të paktë në numër i qëndrojnë besnik kërkesave të tyre, duke rezistuar për gjatë këtyre dy javëve protestë.
Ata shprehen të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog, por kërkojnë vetëm plotësimin e kërkesave të tyre lidhur me arsimin e lartë.