Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një automjet që po transferonte paratë e një banke, është grabitur në lagjen nr.14 në Shkozet.
Grabitja ka ndodhu nga tre persona, të cilët kanë qenë të maskuar me maskë, ndërsa mësohet se autorët janë larguar me një mjet tip Benz drejt Shijakut.
Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa nuk dihet shuma e grabitur.