Një video e mbrojtësit të PSG-së, Tomas Munir po bën xhiron e rrjetit. Kjo, për mënyrën se si ai festoi shënimin e një goli. Belgu duket se është frymëzuar nga legjenda e Liverpulit Robi Fouler, teksa ulet pranë vijës së bardhë të fushës dhe feston sikur po thith kokainë.
Në fakt kohë më parë kjo mënyrë festimi është kritikuar ashpër duke sjellë pezullimin me 4 ndeshje dhe 60 mijë paund gjobë për Fouler.
Por, Munir duket se nuk ka dashur t’ia dijë për masat e marra, teksa ka përsëritur veprimin e Fouler duke mos u shqetësuar aspak.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e tij në Instagram.