Nuk ishte mbrëmja e duhur për Juventus, në të ftohtin e Zvicrës e në fushën me bar sintetik të Young Boys. Jo vetëm për dy golat e Guillerme Hoarau, por edhe për mundësitë e panumërta ku bardhezinjtë nuk gjetën dot kuadratin, deri në momentin kyç…
Në fakt, hyrja e Dybala në fushë ndryshoi shumë gjëra, përfshirë edhe rezultatin, nëse nuk do të ishte pengesa…Ronaldo. Portugezi për herë të parë bëhet pengesë e Juventus në arritjen e rezultatit. Argjentinasi pasi ngushtoi diferencën u përsërit, por 2-2 në trajektoren e tij gjeti në pozicion jashtë loje CR7, duke bërë që arbitri ta anulojë golin dhe ti japë fitoren Young Boys…