Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shkumbini publikon videon që ‘fundos’ arbitrin aktor, Alvi Paço u masakrua edhe në Përmet

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Shkumbini publikon videon që ‘fundos’ arbitrin aktor, Alvi Paço u masakrua edhe në Përmet

Një muaj më parë, ekipi i Shkumbinit në Peqin u dënua nga Komisioni i Disiplinës Sportive, pasi në ndeshjen e luajtur kundër Naftëtarit, arbitri i ndeshjes pati një incident me lojtarët. Ngjarja është e tillë, arbitri jep një faull në favor të skuadrës mike, ndërsa lojtarët e Shkumbinit afrohen duke protestuar. Arbitri, Alvi Paço, për një moment rrëzohet në fushë, duke u hequr si i dëmtuar, por në fakt ishte një simulim i kryer nga gjyqtari i ndeshjes.

Për këtë arsye, Komisioni i Disiplinës në FSHF, me vendimin e datës 16.11.2018, e dënoi klubin peqinas me humbje të ndeshjes në tavolinë dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh. Mirëpo ky vendim nuk u pranua nga klubi i Shkumbinit, që vendosi të apelonte vendimin. Drejtësia nuk ka vonuar më shumë se një muaj nga ngjarja, teksa Komisioni i Apelit të Disiplinës, ka rrëzuar vendimin e datës 16 nëntor, duke e shfajësuar skuadrën e Shkumbinit. Për më tepër lexoni të plotë vendimin e Komisionit të Apelit.

Video e ditës së ndeshjes ku shihet veprimi i gjyqtarit Alvi Paço.

VENDIM:

Me vendimin nr. 15 datë 16.11.2018 (pika 15) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:

KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore lojtari i KF “Shkumbini” duke kërkuar ndryshimin e pikës 15 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 16.11.2018 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave të shkeljes së kryer.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:

Vendimi nr.15 datë 16.11.2018 (pika 15) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer. Nga pamjet filmike të paraqitura nuk u gjenden shkelje që justifikojnë dënimin e KF “Shkumbini”.

PËR KËTO ARSYE

Bazuar në nenet 78 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

1-Shfuqizimin e pikës 15 të vendimit nr.15 datë 16.11.2018 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

2-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Po kush është arbitri Alvi Paço? Ai është arbitri që u dhunua brutalisht nga futbollistët e Këlcyrës në një përballje derbi që këta të fundit kishin me Përmetin. Disiplina u tregua e pamëshirshme me skuadrën dhe me disa lojtarë në veçanti, pas kësaj ngjarje.

Drejtuesit e klubit dhe futbollistët asokohe kërkuan që të bëhej një hetim për atë rast, pasi ishin të bindur që arbitri Paço kishte marrë një shumë të caktuar parash për ta çuar ndeshjen në një rezultat të caktuar.

“Arenë lufte” në Përmet, lojtarët e Këlcyrës masakrojnë arbitrin (Video)

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Lista e plotë/ Ja të zgjedhurit për KLP dhe KLGJ, i hapet rrugë krijimit të SPAK

Lista e plotë/ Ja të zgjedhurit për KLP dhe KLGJ, i hapet rrugë krijimit të SPAK

Rusët shpërfytyrojnë ‘mbretërit’ në Madrid, Plzen mposht Romën (Video)

Rusët shpërfytyrojnë ‘mbretërit’ në Madrid, Plzen mposht Romën (Video)

VIDEO/U plagos në përplasje me krimin, shqiptari pritet si hero në Amerikë

VIDEO/U plagos në përplasje me krimin, shqiptari pritet si hero në Amerikë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com