Ashtu sikundër pretenduan disa prej gjimnazistëve që iu bashkuan protestës së studentëve, Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, Teuta Dobi, në kryeqytet i ka penguar ata të marrin pjesë në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Në media është publikuar një video që është marrë nga mbledhja qe drejtoresha Dobi ka zhvilluar me Senatin e klasës. Herë me tone miqësore, duke i folur si ‘shoqe’ por herë në pozitat e titullares, Dobi u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë.
“Jua garantoj me jetën time, se unë nuk do lë asnjë këmbë nxënësi që të dalë atje, sa ka mësim” dëgjohet të thotë drejtoresha Dobi në mbledhje me Senatin e Shkollës, ndërsa lexon thirrjet e bëra në rrjetet sociale, për pjesëmarrjen në protestën e sotme./BW/