Banorët e “Astirit”, të cilëve u preken banesat dhe bizneset nga projekti i Unazës së Re, janë ngritur sërish në protestë.
Ata këtë herë janë shfaqur shumë të revoltuar dhe kanë dalë me hunj nëpër duar duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.
“Banorët e Unazës së Re kanë rrethuar kantierin e ndërtimit dhe kërkojnë anullimin e projektit deri në zbardhjen e aferës korruptive dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”, hhkruhet në një shënim në “Facebook” nga “Nisma Thurje’.