Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kush është studentja, mbante në duar pankartën “Ngelësit që kërkon Gjermania!”

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kush është studentja, mbante në duar pankartën “Ngelësit që kërkon Gjermania!”

Pankarta “Ngelësit që kërkon Gjermania”, mbahej në duar nga studentja e Universitit të Mjekësisë, Inva Mamica. Ka qenë vetë ajo, e cila me anë të një shënimi në “Facebook”, shkruan:

Ajo e pankartës.
Unë jam studentja me përparëse që mbante mbi duar e mbi krye një pankartë të shkruar, e zeza mbi të bardhë:
Ngelësit që i kërkon Gjermania!

U bë shpejt një ironi e përbashkët e studentëve të UMT-së e jo vetëm kundrejt atyre që nuk përtuan dashakeqazi të na vulosnin termin “Ngelës”. Pedagogë të pakët të devotshëm që ndajnë shqetësimet e mungesave të përditshme me ne, prindër e të rinj iu bashkuan dhimbjes që përcjell ajo shprehje duke kundërshtuar fortësisht damkën që pushtetarët synojnë të na vënë nga karriget e ngrohta e prezantimet e hoteleve me 5 yje.

E dini çdo të thotë ngelës? Një njeri që nuk bën një çap përpara, nuk lufton për idealet dhe dinjitetin e tij duke iu nënshtruar fatit, kohës e vështirësive. Vetëm ai njeri ngel, sepse vetëm ai njeri nuk rritet në vlera që nuk mund të fitohen ndryshe veçse duke i kërkuar.

Ajo shprehje nuk është e thjeshtë për ta formuluar por ështe e shpejtë për ta menduar. “Ishte e gjetur, e goditur, nona fare”, tha shumëkush. “Më erdhi në mendje me shpejtësinë e një psherëtimë”, sepse kjo përparëse që ne veshim nuk përfaqëson më mjekësinë, por ikjen! Ikjen drejt asaj cfarë synon të plotësojë atë që u la bosh n’zgavër të kraharorit pasi bëmë shenjën e shqiponjës ne dy duar. E thëne ndryshe, idealet, ëndrrat dhe shpresat që sakrificat tona do i shkëmbejnë me realitet në vend të huaj por hakdhënës.

Por nesër unë do të dal përsëri, kësaj rradhe me një pankartë tjetër që do rrijë shtrënguar mbi duar që ndeshin shumë pankarta fqinjë me thirrje që nuk synojnë tjetër përpos, një arsimimi dinjitoz që nesër të ngremë bazat e një shoqërie që do dimë ta shohim në sy.

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Haradinaj nuk ndalet: S’do ketë as ndarje, as lëvizje të kufijve

Taksa 100% ndaj Serbisë, Haradinaj: Do të ketë masa të tjera

Nikolla ia pret shkurt Vokshit: Mëso të flasësh! Çështjen do e çoj në Prokurori

U refuzua nga studentët, Lindita Nikolla: Dorëheqja nuk është fundi i botës

Neymar sqaron njëherë e mirë të ardhme, ja çfarë premton ylli brazilian

Tronditet PSG, Neymar ose Mbappe duhet të largohet







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com