Milena Harito, ish-ministrja e Inovacionit në qeverinë “Rama 1”, ka reaguar lidhur me protestat e studentëve, që kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat ndërkombëtare.
Në një shënim në shkurtër në Facebook, Harito shpërndan një artikull të “The News York Times” që raporton për protestën e djeshme të studenteve në Tiranë dhe shkruan: “Na paska marrë telexhornalja”.
Harito ka mbajtur postin e ministres së Inovacionit në qeverinë “Rama 1”. Ministri që u shkri në mandatin e dytë të socialistëve.
Harito, në një emision televiziv disa muaj më parë, ka treguar se vendimi për të mos qenë më pjesë e ekipit të qeverisë, është marrë nga kryeministri Edi Rama: “Nuk jam pjesë e qeverisë, sepse ky është një vendim i kryeministrit”.