Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Lulzim Berisha përballet me atentatorin e tij, ç’ndodhi në gjyq

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Lulzim Berisha përballet me atentatorin e tij, ç’ndodhi në gjyq
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u përball dje për herë të parë në gjyq me atentatorin e tij, Ahmet Ajeti.

Lulzim Berisha, i liruar me kusht nga Gjykata, shoqërohej në sallën e gjyqit nga avokati i tij, Detar Hysi, si palë e dëmtuar në proces. Megjithatë, Berisha nuk preferoi të dëshmonte apo të shprehte ndonjë pretendim në këtë proces.

I pyetur për rastin në fjalë, Lulzim Berisha u përgjigj shkurt, duke e lënë në dorë të drejtësisë çështjen. “Nuk kam çfarë të them, i kam thënë të gjitha në deklarimet e dhëna më parë”, tha ai. Ndërkohë, vetë Ajeti, që ishte prezent në sallë, i mëshoi edhe një herë deklarimit të tij se ishte tërhequr në momentin e fundit nga atentati ndaj Lul Berishës, duke u vetëplagosur.

Pas përballjes në seancë, gjyqi vijoi me thirrjen e tre dëshmitarëve, të cilët, për hir të së vërtetës, nuk dhanë deklarime me interes për procesin. I pari ishte një ish-polic Rrugor në Durrës, i identifikuar me inicialet A.D., i cili tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja, por pasi ka dëgjuar të shtënën me armë, ka njoftuar kolegët e patrullës për të verifikuar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas, ka dëshmuar edhe një qytetare, S.B., e cila tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja se çfarë kishte ndodhur. Më pas, ka dëshmuar edhe eksperti mjekoligjor, Fatos Zaçe, i cili ka thënë se e ka gjetur Ajetin me një plagë tejshpuese nga një armë zjarri. Sipas raportit që kishte përpiluar, plumbi kishte hyrë nga përpara të pandehurit, por nuk ishte arritur dot të përcaktohej distanca e saktë e qëllimit.

ATENTATI

Vrasja e Lulzim Berishës ishte planifikuar të kryhej në qytetin e Durrësit më 30 maj 2005. Referuar dosjes hetimore, Ahmet Ajeti u pagua plot 80 mijë euro që të kryente vrasjen e Lul Berishës, bashkë me një person tjetër, por pas një sherri banal dhe një vetëplagosje, mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte.

“Të dënuarit Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre kriminal, për vrasjen e Lulzim Berishës, pas konflikteve që kishin lindur, midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur marrëveshje me dy shtetas kosovar, me Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti. Rezulton se, këta persona janë takuar në Tiranë dhe u janë treguar të dhëna për të gjykuarin Lulzim Berisha dhe lëvizjet e tij dhe ata marrin përsipër që ta qëllojnë të gjykuarin Lulzim Berisha, me armë zjarri, të llojit pistoletë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në momentin që Ajeti i është afruar Lulzim Berishës për të kryer atentatin, gjithçka ka shkuar jo sipas planit dhe ai është vetëplagosur në rrethana jo shumë të qarta. Kjo bëri që Lulzim Berisha të shpëtonte nga ai atentat. /PANORAMA/

 

Tags: Ç’ndodhilulzim berishapërballet

TË LIDHURA

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë
Shqipëria

Shorti i “play off”, pse edhe ndeshja me Anglinë vlen shumë për Shqipërinë

20:47 | 14/11/2025
Next Post
Studentët shqiptarë protestojnë nëpër botë: Me dashuri ngelësit e Letonisë!

Studentët shqiptarë protestojnë nëpër botë: Me dashuri ngelësit e Letonisë!

Përtej euforisë së një proteste

Përtej euforisë së një proteste

Dorëzohet Vuçiç: S’kam ndërmend të futem në luftë me Kosovën!

Dorëzohet Vuçiç: S'kam ndërmend të futem në luftë me Kosovën!







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com