Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nikollës ‘i vijnë mendtë’ nga protestat, shkon për inspektim te konviktet

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Nikollës ‘i vijnë mendtë’ nga protestat, shkon për inspektim te konviktet

Duket se është dashur protesta masive e studentëve që ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla të kujtohet për kushtet e mjerueshme në konviktet e studentëve.

Në ditën e tretë të protestës, me mbushjen plot e përplot të rrugëve me studentë që kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ministrja zgjedh të inspektojë punimet në konviktet e studentëve.

Në një njoftim lëshuar mediave, kjo ministri njofton se Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit e Studentit Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Protesta ka vënë në lëvizje ministren, e cila nuk ka ngurruar të mburret me këtë investim, teksa thotë se studentët do e shohin në janar se çfarë do të thotë të kesh prioritet jetesën e studentëve.

“Ne janar studentët do e provojnë vete se çfarë do te thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studenteve. Hera e pare qe investohet 18 milion euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më me shume projekte investuese”– deklaroi ministrja Nikolla.

Njoftimi i plotë:

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka inspektuar investimin që po kryhet në godinat e Qytetit Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Ky investim i kryer nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë nëpërmjet KFV ka sjellë një ndryshim rrënjësor në dy godinat e përfunduara me standarde të larta dhe me parimin e eficencës së energjisë. Ministrja Nikolla u njoh nga drejtoresha e Rezidencës Studentore Nr. 2, Zhanina Dapi dhe më ndryshimet strukturore të 2 godinave të tjera të cilat janë drejt përfundimit dhe mundësojë për studentët modelin e mini-apartamenteve me dy dhoma, tualete, dushe dhe ambient gatimi në çdo kat.

“ Në çdo kat ka nga një kuzhinë, ne nuk kemi pasur kurrë kuzhina në godinat tona. Sepse dikur janë përdorur mensat e përbashkëta, aktualisht studentët kanë mensat që përdorin por janë private. Ndërsa ato mund ta kenë në të gjitha katet të shtrira në godina” deklaroi drejtoresha e Rezidencës Studentore Nr.2, Zhanina Dapi

 “Ne janar studentët do e provojnë vete se çfarë do te thotë të investosh me standarde dhe ta kesh prioritet jetesën e studenteve Hera e pare qe investohet 18 milion euro dhe besoj do të kemi ndihmë për të pasur edhe më me shume projekte investuese.”- deklaroi ministrja Nikolla

Në godinat që shërbejnë si rezidenca për studentët nuk mungojnë as dhomat për studentët me aftësi të veçanta të cilët mund të akomodohen dhe jetojnë në kushte optimale gjatë viteve të studimit.

“Mini-apartamentet janë menduar të kenë një sistem qendror ngrohje të komanduar nga një sistem elektronik digjital për të 4 godinave. Sepse qëllimi i këtij investimi është edhe eficenca e energjisë, që është edhe risi që po zbatohet nga qeveria në të gjitha investimet. Pajisjet janë ndryshe nga standardet e përdoruara në Shqipëri, pajisjet janë në mur dhe hapësira e projektuar për njerëzit me aftësi të kufizuara, që nga mënyra e hapjes së dyerve e deri tek pajisjet.”-pohoi inxhinieri, Pandeli Thimio

Ministrja Lindita Nikolla  deklaroi se investimi për godinat e studentëve është prioritet i qeverisë pasi janë akorduar 18 milion euro. Si investimet në këto 4 godina që akomodojnë mbi 1 mijë studentë  do të shtrihen me të njëjtin standard edhe në Qytetin Studentit për shumë prej godinave rezidenciale

“E kënaqur nga sa pashe, është godina e tretë nga katër godinat këtu në qendrën studentore Nr.2,  që do të akomodojë studentë të inxhinierisë. Dy godina kanë përfunduar, kjo është e treta, vijojnë punimet tek e katërta. Standarde që kurrë nuk i kemi parë në godina studentore, qoftë në apartamentet ku ata do të akomodohen, po ashtu edhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me standardet, pra duke pasur një kuzhine të përbashkët në çdo kat, duke mundësuar sallën e studimit, internet në çdo dhomë.  Gjithçka që studentët të kenë kushtet optimale për të vënë prioritet atë që është në fakt qëllimi i tyre, rezultatet sa më të  mira në universitet. Unë e pashë vetë dhe doja t’ju falënderoj se ky investime prej 18 milion euro është një investim i standardeve më të mira, me eficencën e energjisë, por edhe me çdo lloj standardi tjetër për të qenë këto godina, jo vetëm të banueshme por edhe atraktive për kohën e lirë apo kohën e studimit. Është një projekt që vijon edhe në Qytetin Studenti dhe do jetë projekti që do shtrihet fillimisht në 9 godinat e qytetit studenti dhe më pas në të gjitha godinat e tjera.”- u shpreh ministrja Nikolla

2 godinat e Qytetit Studentit Nr.2 do të mirëpresin qindra studentët brenda pak javësh dhe janë të pajisura me sistemet më të fundit të ngrohje-ftohjes, dhe kushtet më optimale për studentët shqiptarë. Ndërkohë që pritet të fillojë së shpejti rinovimi i konvikteve në kampusin Universitar të Tiranës për të cilën janë dakordësuar dy financime të reja me Qeverinë Gjermane.

TË LIDHURA

AGSH reagon pas përjashtimit të dy gazetarëve pas debatit me Ramën
Aktualitet

AGSH reagon pas përjashtimit të dy gazetarëve pas debatit me Ramën

17:11 | 13/03/2026
Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

16:36 | 13/03/2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për heqjen e pezullimit nga detyra

16:28 | 13/03/2026
Next Post
VIDEO/ Kapen në Krujë dy kuksianë, trafikonin mina me telekomandë

VIDEO/ Kapen në Krujë dy kuksianë, trafikonin mina me telekomandë

“Lamtumira” nga CDU/ Merkel shpërthen në lot, brohoritje dhe duartrokitje për “gruan e hekurt”

“Lamtumira” nga CDU/ Merkel shpërthen në lot, brohoritje dhe duartrokitje për "gruan e hekurt"

Gjermania bën “kërdinë” në Shqipëri, po e lë pa bluza të bardha

Gjermania bën "kërdinë" në Shqipëri, po e lë pa bluza të bardha







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Do ta godasim Iranin shumë fort në ditët në vijim
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Do ta godasim Iranin shumë fort në ditët në vijim

by mirseda
17:26 | 13/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të transmetuar të premten se forcat amerikane do...

“Jam në ankth, kërkoj falje” – reagimi i Gjestit pas vendimit për paraburgim

“Jam në ankth, kërkoj falje” – reagimi i Gjestit pas vendimit për paraburgim

17:14 | 13/03/2026
AGSH reagon pas përjashtimit të dy gazetarëve pas debatit me Ramën

AGSH reagon pas përjashtimit të dy gazetarëve pas debatit me Ramën

17:11 | 13/03/2026
Shefi i OKB-së thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni luftën

Shefi i OKB-së thirrje Izraelit dhe Hezbollahut: Ndaloni luftën

16:53 | 13/03/2026
Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

Aksident në aksin Korçë–Ersekë, përplasen dy automjete, lëndohen dy persona

16:36 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com