Një lajm i ardhur nga Peruja ka tronditur botën e futbollit. President i Federatës së Futbollit të Perusë, Edwin Oviedo u arrestua këtë të enjte pas një operacioni të gjatë të policisë për të shkatërruar grupe kriminale.
“Oviedo u arrestua për arsye se ai ishte pjesë e një organizate kriminale të përbërë nga gjyqtarë, avokatë, dhe biznesmenë që infiltruan sistemin e drejtësisë së vendit” – tha prokurori Horge Çavez në komentet e transmetuara në kanalin televiziv ATV.
Ndërsa vetë Ovideo ka angazhuar avokatin e tij që të bëjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, si dhe personalisht ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. Ovideo e mori drejtimin e FPF në vitin 2015.
Një vit më vonë gjykata e lartë e përjashtoi atë nga hetimi për urdhërimin e vrasjes së armiqve të tij në Tuman, një kompani sheqeri e mbytur nga mosmarrëveshjet e punës. Deri më tani Ovideo është në burgim pa afat derisa të vendoset gjithçka nga Gjykata e Krimeve të Rënda.