Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Tare dhe Lotito u kthehen gazetarëve: Mos hidhni baltë, meritojmë respekt

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Tare dhe Lotito u kthehen gazetarëve: Mos hidhni baltë, meritojmë respekt

Situata tek Lazio nuk është aspak e qetë, rezultatet në javët e fundit nuk kanë qenë ato që priteshin de për këtë arsye mediat kanë filluar të shkruajnë. Mendohet se trajneri Simone Inzaghi nuk e ka të sigurt vendin e punës, pasi presidenti Claudio Lotito është i zemëruar me të dhe duket se nuk e bind për vazhdimësinë.

Pas këtij bumi mediatik dirigjenca e Lazios ka vendosur që sot të dalë para gazetarëve dhe të sqarojë situatën në të cilën ndodhet vërtetë klubi.

“Nuk flas prej 4 vitesh, por vendosa ta bëj sot për të sqaruar disa situata në klub dhe marrëdhëniet brenda klubit. Prej shumë kohësh po shoh që publikohen lajme që kanë si qëllim vetëm destabilizimin e ambientit. Jemi të qetë, si një familje e madhe, ku natyrisht ka edhe këndvështrime të ndryshme. Megjithatë, disa situata nuk ekzistojnë. Dua respektimin e së vërtetës dhe jo lajme false. Kemi ndërmarrë një rrugëtim rritjeje në aspektin e infrastrukturës dhe të objektivave.

Mund të ndodhë që ndonjë ndeshje të mos ecë si duhet, por kjo nuk do të thotë që po afron katastrofa apo janë përkeqësuar marrëdhëniet”, u shpreh Lotito në konferencën për shtyp në qendrën stërvitore në Formello.

Në lidhje me trajnerin dhe stafin e tij, Lotito deklaroi: “Trajneri do qëndrojë për shumë vite me ne, drejtori sportiv do jetë po ky për shumë vite dhe menaxheri i klubit, Angelo Peruzzi, do të jetë i njëjti për shumë vite. Të jetë e qartë kjo gjë, nuk jemi transitorë, por përfundimtarë. E di që kam një Ferrari që po ecën me shpejtësi të kufizuar, por rëndësi ka që të gjejmë një zgjidhje që të ecim sërish shpejt”.

TARE – Pas Lotitos foli edhe Igli Tare: “Presidenti e tha shumë mirë atë që mendojmë. Kritika pranohet, por ditët e fundit ka pasur kritika vetëm për të destabilizuar. Edhe vendimi për grumbullim të skuadrës është mbuluar nga balta, kur në fakt qëllimet e grumbullimit ishin të tjera. E vë re prej vitesh këtë gjë, shpresoj që ju gazetarët ta ndryshoni, sepse keni përgjegjësi për shumë gjëra.

Ne po mundohemi të rritemi, edhe ju duhet të tregoheni të zotë dhe të kritikoni në mënyrë konstruktive. Kemi parë disa artikuj këto ditë që flasin qartë për shumë gjëra. Trajneri ynë meriton respekt, është historia e këtij klubi, askush nuk ka qenë kaq gjatë këtu si lojtar e trajner. Skuadra ka besimin tonë të plotë, mesazhi ynë për tifozët është që të qëndrojë të qetë, po punojmë për të gjetur zgjidhje për çdo problem, sepse rrugëtimi është i gjatë dhe i vështirë, por jemi të sigurt që në të ardhmen do të korrim fryte”.

Tags: baltëgazetarëvehidhnikthehenLotitomeritojmërespektTare

TË LIDHURA

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”
Sport

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Next Post
Basha ‘i lumtur’: Studentët prishën rehatinë e bandës së hajdutëve

Basha ‘i lumtur’: Studentët prishën rehatinë e bandës së hajdutëve

Fjala e vitit në Zvicër ‘tërbon’ serbët: Ka lidhje me simbolin shqiptar

Fjala e vitit në Zvicër ‘tërbon’ serbët: Ka lidhje me simbolin shqiptar

Rama u përgjigjet studentëve protestues: Ja prova që kemi investuar në arsim

Rama u përgjigjet studentëve protestues: Ja prova që kemi investuar në arsim

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve
Bota

Shtetet e BE-së luftojnë mbipopullimin e burgjeve, disa vende shqyrtojnë planet për transferimin e të dënuarve

by mirseda
19:19 | 29/07/2025
0

Mbipopullimi i burgjeve po arrin nivele krize në të gjithë BE-në, ndërsa popullata në rritje e të...

Kraki për seancën e fundit: Qasja e Kurtit s’është pazarçe – tentuam të gjejmë zgjidhje

Kraki për seancën e fundit: Qasja e Kurtit s’është pazarçe – tentuam të gjejmë zgjidhje

19:17 | 29/07/2025
Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

Dosja Meta, zbulohen lëvizjet e pagesave për kontratën lobuese, Ilir Meta pastroi para kur ishte kreu i LSI

18:51 | 29/07/2025
BIRN: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze

BIRN: KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze

18:43 | 29/07/2025
Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

09:48 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com