Zbardhet një nga dëshmitë e rëndësishme lidhur me Mateo Agën, 21-vjeçarin nga Dibra që u zhduk 7 ditë më parë.
Banakieri i lokalit Erald Nurçja ka folur për News 24, duke treguar për takimin e fundit me Mateon.
Sipas tij, Mateo dukej paksa i shqetësuar teksa çatonte me telefonin e dikujt tjetër, pasi vetë nuk kishte telefon celular.
Intervista e plotë e banakierit të lokalit:
A ka qenë qen Mateo Aga në këtë lokal?
Zotëria ka ardhur këtu më datë 28, rreth orës 21 e 40. Ai iku bashkë me një bashkëfshatarin e tij, që kishte rrugën me makinë afër shtëpisë. Që aty s’di më.
Më kë po e pinte kafen?
Vetëm ka qenë në tavolinë. I ka marrë dikujt telefonin dhe ka chatuar.

Po me bashkëfshatarin e tij si u takuan?
Po njiheshin ata.
Ishte në lokal dhe ai?
Po ishte dhe ai në lokal.
Po pse nuk u ulën bashkë?
Ishin duke lozur letra.
Kur ishte i pari që tha se do largohej?
Ishte Mateo. Ai tha se do largohej për në shtëpi. Bashkëfshatari i tha; po vijë dhe unë meqë po ikën.
Bashkëfshatari kishte makinë? Po Mateo?
Po bashkëfshatari i tij kishte, Mateo jo. As telefon nuk kishte.
Në lokal atë ditë si shfaqej, ishte i mërzitur?
Diçka e tillë. Ishte i vrenjtur.
Vetëm kafe piu?
Jo nuk ka pirë asgjë.
Sa qëndroi?
Gati një orë. Po rrinin tek soda, po ngroheshin.
Të jepte ndonjë shenjë që ishte i mërzitur, i stresuar?
Nuk e di ça të them. Do ketë pasur ndonjë shqetësim.