Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Të ndihet era e alkoolit deri këtu”, analisti përplaset me Shehin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Të ndihet era e alkoolit deri këtu”, analisti përplaset me Shehin

Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmë në emisionin “Byro politike” të gazetares Juli Xhokaxhi, ku u përplas deputeti Dashamir Shehi dhe analisti Arian Curi.

Teksa në studio po diskutohej për braktisjen e vendit nga të rinjtë, debati ka denigruar në fyerje dhe akuza personale.

Curi tha se situata nuk është aq e zezë siç raportohet për shkak se ka njerëz që lëvizin për shkak se janë ekselentë dhe pretendojnë për realitete më të mira. Por, deputeti Shehi, këmbënguli se shqiptarët ikin për shkak të problemeve që ka vendi, i cili drejtohet nga kriminelë.

Ndërkohë, analisti ka akuzuar drejtpërdrejt Zhejin duke i thënë se në çdo shtet elita qarkullon duke u lënë vendin të rinjve, ndërsa ai nuk ka ndërmend madje do vdesë në politikë.

“Ti je vegël e regjimit, të ka çuar Edi Rama”, e akuzoi Zheji analistin ndërsa ky i fundit tha se kreut te LZHK-së i vinte era alkool.

Debati i plotë

Arian Curi: Një nga arsyet kryesore është dhe fakti që ju dhe shokët tuaj nuk pranoni të qarkulloni siç qarkullojnë elitat në të gjithë botën. Po nuk qarkullove ti dhe shokët tuaj atëherë njerëzit do jenë të dëshpëruar. Që kur ke qenë ministër dhe sot që je gati për kryetar bashkie, atë punë ke ti edhe shokët e tu. Zëvendësoni njëri–tjetrin. Unë po bëhem 40 prapë i njëjti ti. Me shumë mundësi edhe në pleqëri ty do të shoh. Është zotësi.

Dashamir Shehi: Do jetë fat i madh po të më shohësh.

Arian Curi: Unë po them është fat shumë i madh. Më bëhet qejfi se po të referohet “Portokallia” se je bërë dhe humorist tani, por ideja është këtu. Nuk mund të japësh vetëm akuza për të gjithë njerëzit dhe botën.

Dashamir Shehi: Unë e di që ty të ka çuar Rama.

Arian Curi: Mua nuk më ka çuar zoti Rama. Asgjë nuk di ti.

Dashamir Shehi: Një mijë vegla që ka regjimi je dhe ti një gjë e vockël.

Arian Curi: Unë kam lidhje me të djathtën, por e ke gabim.

Dashamir Shehi: Po unë nuk të drejtohem ty, po i drejtohemi zonjushës…

Arian Curi: Ty të ndihet era e alkoolit deri këtu. Më thua mua vegël e vogël e regjimit. S’kam punuar një ditë për shtetin unë. Ti ke që nga ’92-shi ministër dhe do vdesësh në politikë dhe pushtet dhe ta uroj. Jeni një shembull shumë negativ për t’u marrë nga brezat e ardhshëm.

Dashamir Shehi: Unë jam në politikë. Unë nuk jam në pushtet.

Arian Curi: Ti je i pavotuar. Mua nuk më ka çuar askush. Ti nuk ke asnjë informacion. Vazhdon në televizion me raki, me turshi, me frigorifer, me lavatriçe. E deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kam lidhje me Edi Ramën. Ti kryetar i kujt partie je?

Dashamir Shehi: Faleminderit Rama.

Dashamir Shehi: Para dy vjetëve, Merkeli vetë, për të justifikuar, si vinë, si ikin qytetarët tha që kemi 120 mijë gjermanë të cilët shkonin nëpër botë, të cilëve nuk u pëlqentë klima, disa mërdhifnin në Hamburg. Disa kishin lagështirë në Mynih, disa pëlqenin zogjtë në Afrikë, disave u pëlqente muzika në Brazil dhe shëtitnin nëpër botë.

Arian Curi: Ka dhe raste të tilla.

Dashamir Shehi: Po e bëj si ironi nuk e kam për ty.

Arian Curi: Jo jo, le ta kesh dhe për mua, nuk ka problem.

Dashamir Shehi: Jo për ty, se për ty nuk e lodh kaq shumë mendjen.

Arian Curi: Edhe unë nuk e lodh kur flet ti megjithatë hajd po lodhim veshët të paktën.

Dashamir Shehi: Ne këtu po flasim për një komb që po rrudhet dhe po ikën nga halli. Nuk po ikën shqiptari se i pëlqen kjo punë atje. Ky djaloshi është shumë i zoti, është ekselencë unë e uroj që ky jo të shkojë në Gjermani, por në Neë York. E uroj megjithë mend ore. Me mijëra shqiptarë të shkojnë atje ku ka vend për të dhënë maksimumin.

Arian Curi: Do shkojmë atje ku ka vende bosh.

Dashamir Shehi: Ne po flasim për hallexhinjtë.

Arian Curi: Në politikë si ndodhën përshembull. Ke 20 vjet ti jo unë?

Dashamir Shehi: Mos e vrit mendjen se edhe unë kam qen si ty dhe nuk është se kam nejt për patriotizëm.

Arian Curi: Duke të parë ty dhe shokët e tu këto 20 vjet e di që në politikë e kam shumë të vështirë. Vazhdoni meqë kishit idenë e Brazilit dhe zogjve të Gjermanisë.

Dashamir Shehi: Meqë më ke pa mua dhe shokët e mi, prandaj po ikën ti?

Arian Curi: Jo, jo! Po iki se në politikë të paktën nuk hyj dot.

Dashamir Shehi: Unë them që ti do të justifikosh Edi Ramën.

Arian Curi: As Edi Ramën, As Berishën, as Lulin, as ty. Jeni të gjitha e njëjta klikë që zëvendësoni njëri-tjetrin. Nuk kam çfarë të justifikoj unë. Megjithatë vazhdoni.

Dashamir Shehi: Ne po themi që këtu po zbrazet vendi sepse e kanë marrë kriminelët në dorë.

Arian Curi: Ti pra e ke pasur në dorë 20 vjet.

Dashamir Shehi: Këtu s’ka njerëz të ndershëm, prandaj. Ndërsa ti më nxorre një faktor tjetër që qenka ekselenca. Po ikën për motive politike, po iki dhe unë mor bir. Ti po thua që kam ardhur nga Përmeti se jam më mirë në Tiranë. Ik ku të duash ti.

Arian Curi: S’do të të marr leje ty unë.

Dashamir Shehi: Të tjerët që ikin nuk ikin se janë kaq të zot sa ty.

Arian Curi: Një nga arsyet që ikin është se ju nuk i frymëzoni dot të rrinë.

Dashamir Shehi: Më ofendoni sa të duash.

Arian Curi: Nuk po të ofendon njeri.

Dashamir Shehi: Ti gënjen, se po i thua shqiptarëve po ikni për ekselencë. Nuk po ikin për ekselencë, por për hall. Po ikën për ekselencë ata janë peshk.

Arian Curi: Ti ike për hall nga politika dhe u ktheve prapë për atë punë se nuk bëre dot gjë kur ike, por s’ka gjë. Mirë do ishte që edhe ti t’ia lije vendin ndonjë të riu.

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
Taksat doganore dhe ushtria/ Vuçiç thirrje për “luftë”: Serbë, mobilizohuni!

Taksat doganore dhe ushtria/ Vuçiç thirrje për "luftë": Serbë, mobilizohuni!

Balliu-qytetarëve: Rezistoni si francezët. Shembja e shtëpive, fytyra e fitores së Ramës

Policia nxjerr me forcë banorët e ngujuar, nis prishja e banesës 2-katëshe

Balliu-qytetarëve: Rezistoni si francezët. Shembja e shtëpive, fytyra e fitores së Ramës

Balliu-qytetarëve: Rezistoni si francezët. Shembja e shtëpive, fytyra e fitores së Ramës







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com