Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

E akuzuan për plagjiaturë, reagon ministrja Manastirliu

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
E akuzuan për plagjiaturë, reagon ministrja Manastirliu

Lëvizja “Për Universitetin” nxori disa foto sot, duke akuzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për plagjiaturë në punimin e saj të doktoraturës.

Ministrja u akuzua se ka kopjuar punimin shkencor të Fannie Mnisi, shtetas nga Republika e Afrikës së Jugut.

“Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi “shëndetësi falas”, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore. Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës”, thuhet ndër të tjera në publikimin e Lëvizjes për Universitetin.

Por, po sot ka ardhur edhe reagimi i ministres, e cila i ka quajtur akuzat si shpifje, ndërsa thotë se ka kërkuar vlerësimin e profesorëve të saj. Ajo është shprehur se pasazhet e pretenduara si të kopjuara janë shkëputur nga një material I punuar prej 96 faqesh.

Reagimi i plotë:

Akuza e sotme rreth Doktoraturës time, nuk është një nga ato akuza të përditshme, për të cilat mjafton një reagim mohues. Eshtë një akuzë që cenon direkt dinjitetin tim, atë të profesorëve të mi dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Doktoratura ime është realizuar, bazuar në Rregulloret e FSHN, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Edhe pse për të kuptuar falsitetin e akuzës, do të mjaftonte fakti që akuzuesit i referohen vetëm 4-5 citimeve nga një material shkencor prej 96 faqesh – të shkëputura këto nga pjesa teorike e materialit, dhe jo ajo eksperimentale shkencore – prapëseprapë kam kërkuar vlerësimin dhe analizën e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Sepse për vetë natyrën e punës që bëjnë përditë, besoj se janë ata që kuptojnë, vlerësojnë dhe munden të konkludojnë në lidhje me këtë studim.
Në fakt, punimi im, ashtu si çdo doktoraturë tjetër, në pjesën teorike ka jo vetëm këto, por edhe të tjera referenca (të përmendura në 4 faqe citime në fund të punimit), të cilat lidhen me temën e mbetjeve urbane në landfill-e. Diferencën në këto studime e bën ndryshimi në analizat kimike të objektit konkret të studimit dhe analizimi i këtyre rezultateve, të cilat vërtetojnë origjinalitetin e punimit.
Për sa më takon, e them me përgjegjësi të plotë, se kam punuar me profesionalizëm në kryerjen e saj, falë edhe përkushtimit të udhëheqëses shkencore dhe profesorëve të tjerë të nderuar. Duke zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të sistemit universitar shqiptar, gjatë punës në terren për fazën eksperimentale.
Mbetem e bindjes se i duhet dhënë fund një herë e mirë lehtësisë me të cilën ngrihen tymnaja shpifjesh në këtë vend. Ashtu sikurse besoj fort se janë ekspertët dhe komisionet e çertifikuara nga institucionet, që duhet të shprehen, duke mos lejuar që shpifjet t’i zërë vendin të vërtetave.
Hedh poshtë me neveri çdo insinuatë dhe përdorim dashakeq që i bëhet emrit tim dhe mbetem si gjithmonë, me besimin se puna flet më shumë se sa fjalët dhe shpifjet.

***
Më poshtë, deklarata e Prof. Dr. Pranvera Lazo, udhëheqëse e Doktoratës, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë:
“Punimi i Doktoraturës me temë: “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”, është kryer në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe i përket një punë eksperimentale të kryer në një periudhë 5-vjeçare (2008-2012) në landfillin e Sharrës, ku janë marrë në studim të gjithë komponentet mjedisore që shkaktojne impakt në mjedis dhe shëndet.
Për këtë qëllim janë marrë në studim sistemi ujor sipërfaqësor, ndikimi i landfillit në ujin e puseve dhe ujin e pijshëm që konsumojnë banorët e zonës, si dhe impakti i emetimeve ajrore të landfillit.
Studimi është realizuar i ndarë në 6 ekspedita të veçanta për studimin e impaktit të landfillit në sistemin ujor, ku janë marrë në konsideratë 21 parametra kimiko-fizike, dhe në 2 ekspedita për studimin e impaktit në ajër, ku janë vrojtuar dhe përcaktuar 5 parametra kimike, që ndikojnë direkt në shëndet. Studimi është i ndarë në 2 pjesë, pjesa Teorike me 24 faqe, dhe pjesa Eksperimentale me rreth 65 faqe.
Pretendimet e nje specialisti jo të fushës, me 4-5 citime të shkëputura në pjesën teorike, nuk e zbehin vlerën e këtij studimi të mirëfilltë, ku rezultatet eksperimentale i përkasin tërësisht objektit të vendgrumbullimit të mbejtjeve në Sharrë. Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen”.

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Next Post
Ambasadori ‘nuk kursehet’: Marrëdhëniet Kosovë –SHBA të pakrahasueshme në botë

Ambasadori ‘nuk kursehet’: Marrëdhëniet Kosovë –SHBA të pakrahasueshme në botë

Vrasja e shqiptarit në Greqi, u ekzekutua nga anëtari i Agimit të Artë

Vrasja e shqiptarit në Greqi, u ekzekutua nga anëtari i Agimit të Artë

Video/“Çmendet” Maradona, sulmon me grushte gazetarin dhe pi birrë në stadium

Video/“Çmendet” Maradona, sulmon me grushte gazetarin dhe pi birrë në stadium







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com