Më anë të një shënimi në “Facebook”, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka uruar 28 Nëntorin.
Tahiri në shënimin e tij shkruan:
“Eshte e jona Shqiperia ?????? Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”.
Ndërsa bashkangjitur ai ka postuar video dhe kënga labçe që dëgjohet ka një mesazh të fortë politik dhe patriotik.
Kësaj radhë Tahiri i ka uruar Festën e 28 Nëntorit më një këngë të kënduar nga Golik Jaupi i famshëm. Ish-ministri duket se nxjerr nga arkiva e tij një takim të zhvilluar në Progonat të Tepelenës, teksa këndon me burrat e zonës.
Ndërsa kujtojmë se ish ministri i Ramës është nën hetim nga Prokuroria pasi akuzohet si i përfshirë në grupin e “Habiljave”.
Në deklaratën e tij të fundit për media ai solli materiale nga drejtësia italiane që nuk rezultonte i akuzuar atje.
Kjo pasi një pjesë e bandës së ‘Habiljave’ do dënohen nga drejtësia italiane. Ata akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.