Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

1978/ Dy dënime me vdekje të procesit që mishëroi luftën e klasave

7 vjet ago
in Të Gjitha
1978/ Dy dënime me vdekje të procesit që mishëroi luftën e klasave

Sipas porosisë që dha partia, u formuan dy grupe. Grupi kryesor u dënua në sallë kinemaje dhe u bë dokumentar. Në përfundim të procesit, dy u dënuan me vdekje. Grupit  të parë shtua i pandehur Ushtar Muço Çobo (1949) nga Polizhani i arrestuar më 25.7.1977 dhe Riza Ahmet Azizi (1950) nga Poshnja, i arrestuar më 4.7.1977. Sako Protoduari i kaloi në grupin e dytë.

Grupi i parë

Çështja e grupit të parë u gjykua më 6-7 janar 1978 nga kolegji ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Beratit. Procesi ishte një shfaqje e qartë e luftës së klasave, e kurrkund nuk kishte lidhje me ndonjë proces të rregullt gjyqësor. Trupa gjyqësore, ishte vetëm një agjitatore e flaktë e Partisë së Punës, ndërsa publiku përfaqësonte denjësisht njeriun e përgjumur që konsumonte imagjinatë e propagandë më shumë sesa buka. Spikat kjo pjesë te vendimi i gjykatës, që tregon thelbin e procesit:

“Partia jonë dhe shoku Enver, na mësojnë se lufta e klasave vazhdon edhe gjatë etapës së ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste në vendin tonë, sepse edhe pas likuidimit të klasave shfrytëzuese, vazhdojnë të jetojnë njerëzit që bëjnë pjesë në këto klasa. Këta janë të prirë drejt veprimtarisë antisocialiste dhe janë bartësit e përhapësit kryesorë të ideologjisë borgjeze e revizioniste. Këta elementë ushqejnë akoma shpresë për të rikthyer “parajsën” e humbur dhe kur kanë mundësi, bëjnë përpjekje për restaurim. Veprimtaria praktike që kanë zhvilluar këta 4 të pandehur është një konkretizim i qartë i këtij mësimi të partisë dhe shokut Enver”.

Gjykimi u bë duke u bazuar në Kodin Penal të vitit 1952, pavarësisht se Kodi i ri kishte hyrë në fuqi. U akuzuan për: tradhti ndaj atdheut (neni 64), diversion (neni 70) agjitacion e propagandë (neni 73), pjesëmarrje të një organizatë kundër pushtetit (neni 76). Në përfundim, me vendimin nr.1, datë 7.1.1978 gjykata i deklaroi fajtorë dhe krahas konfiskimit të pasurisë (nuk kish ngelur gjë) dhe heqjen e të drejtës zgjedhore i dënoi:

-Luftëtar Protoduari, me vdekje, pushkatim

-Riza Azizi, me vdekje, pushkatim

-Ushtar Çobo, me 25 vjet burgim

-Muharrem Protoduari, me 20 vjet burgim

U la në fuqi me vendimin nr.9, datë 28.1.1978 nga kolegji ushtarak i Gjykatës së Lartë. Vendimi u ekzekutua “në vendin e caktuar” në Berat më 27.2.1978

Grupi i dytë

Pak ditë më vonë, u dënua grupi i dytë i kulakëve. Procesi nuk u bë me bujë. Të pandehurit ishin:

-Halim Sadik Çobo (1918), lindur e banues në Polizhan, cilësuar kulak, arrestuar më 16.6.1977.

-Ahmet Isuf Hazizi (1920), lindur e banues në Polizhan, cilësuar kulak, arrestuar më 16.6.1977.

-Ahmet Qazim Çobo (1937), lindur e banues në Polizhan, cilësuar kulak, arrestuar më 7.5.1977.

-Sako Murat Protoduari (1910), lindur e banues në Poshnje të Beratit, cilësuar kulak, arrestuar më 12.3.1977.

Gjykata e Rrethit të Beratit, me vendimin nr.37, datë 15.3.1978, i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 73 të Kodit Penal (agjitacion e propagandë) dhe i dënoi me nga 10 vjet burgim./55 news/

Tags: dënimedyklasaveLuftënmishëroitë procesitvdekje

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Bilanci i “pa bërë” i ekipit të Tiranës

Prag derbi/“Tirona Fanatics” merr vendimin e papritur: Kundër pjellës së Beogradit...

Macron i prerë: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë

Macron i vendosur, do të zbatohet taksa për karburantin pavarësisht protestave

Khabib planifikon të ardhmen në ring: McGregor? Edhe i madhi Zot na fal

Khabib planifikon të ardhmen në ring: McGregor? Edhe i madhi Zot na fal







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com