Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Jam totalisht i paaftë!”, jep dorëheqjen pedagogu i Bujqësorit në Kamëz

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
“Jam totalisht i paaftë!”, jep dorëheqjen pedagogu i Bujqësorit në Kamëz

Pedagogu në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Dardan Shehdula ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Në një letër të hapur, ai ka ironizuar arsyet e largimit, teksa shkruan se është ‘i paaftë’ si dhe përmend një sërë problematikash që kanë çuar në dorëheqjen e tij.

Letra e hapur e pedagogut Shehdula është publikuar nga ish-zv. ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili dhe e denoncoi pak ditë më parë shkarkimin e profesorit Shehdula nga rektori Musabelliu.

“Intelektualët po përndiqen si në komunizëm! Dr. Dardan Shehdula, i diplomuar (Bachelor dhe Master) në Universitetin e Bolonjës dhe doktoruar po aty, shkarkohet nga Rektori i Universitetit Bujqësor! Arsyeja e shkarkimit: Pse Dardani ndan shqetësimet e mia që unë shpreh në rrjetet sociale dhe ja plas në fytyrë dekanit dhe rektorit në mbledhjen e senatit/profesoratit që titujt akademik janë marrë në mënyrë të paligjshme!”, shkruan Muka.

Më poshtë letra e hapur nga Dardan Shehdula:

Te nderuar kolege i nderuar Rektor I Universitetit Bujqesor Te Tiranes Z. Bahri Musabelliu

Ka shume kohe qe degjoj fjale e komente qe, jam i paafte, qe nuk punoj, qe nuk jam prezent, qe nuk publikoj artikuj shkencore etj.

Sot dua te rrefehem, e te pranoj qe eshte e vertete.

Jam totalisht i paafte!

Jam i paafte ne krahasim me koleget shqiptar ne pergjithesi. Jam i paafte pasi ka 8 vjet qe kur jam punesuar ne FMV qe nuk shoh nje rast klinik.

Ka 8 vjet qe nuk degjoj nje debat profesional.

Ka 8 vjet qe nuk shoh nje cent te harxhuar per kerkim shkencor apo per kerkime rutine.

Ka 8 vjet qe shof laboratore te privatizuar, te kycur, me paisje qe nuk perdoren prej vitesh.

Ka 8 vjet qe nuk ka fonde per mesim, por ka per te shtruar pllaka mbi pllaka, per te lyer fasada, per te bere lulishte e parkingje, pervjetore, dreka e darka, sic e kerkon tradita.

Ka 8 vjet ku njerezit marrin e japin tituj si qoka sebepesh.

Ka 8 vjet qe merrem me mbijetesen time psikologjike, etike dhe profesionale ne nje vrime te zeze thashethemesh.

Jam dhe ndjehem i paafte kur studentet kalohen pa njohurite baze minimale. Jam i deshperuar kur studentet shprehen ilac i kuq, ilac i verdhe, shkarje mitre, melcite e bardha, deksametazoni eshte antibiotik, tuberkulozi dhe bruceloza jane semundje virale etj!

Jam i paafte kur shikoj qe studentet me te mire mbushen me gjysem njohuri dhe prekoncepte qe i bejne te paafte te punojne ne terren.

Jam i skandalizuar kur studentet leshohen rrugeve per te bere praktikat profesionale!

Jam i paafte kur shikoj qe laborantet behen profesore kurse une nuk kam te drejte te futem ne laboratorin qe kontribuova per ta paisur.

Jam i paafte te menaxhoj programet e mobilietit te stafit qe riaktivizova me parate e mia.

Jam i paafte te perkthej libra me google translator e ti ve emrin tim siper.

Jam i paafte te gjej projekte pasi aftesite e kolegeve te mi i tejkalojne fushat e tyre te ekspertizes, sa qe mbulojne nga 3-4 fusha ekspertize brenda projektit.

Jam totalisht i paafte pasi here pas here largohem jashte shtetit me parate e mia per trajnime, konferenca panaire duke lene studentet ne doren e titullarit te lendes.

Jam aq i paafte sa, shpesh refuzoj te firmos procesverbalet e notave, pasi nuk e kuptoj qe nxenesit me mesatare nen 6 ne fakultet, ne shkollat e doktoratures behen gjeni me mesatare mbi 9.

Jam aq i paafte sa qe nuk shkruaj dot nje artikull shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk e njoh.

Nuk paraqes dot nje punim shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk di ta flas.

Jam i paafte kur shikoj mrekullite qe te tjeret arrijne ne kerkimin shkencor me kosto zero!

Jam i paafte te publikoj te revista Anglistikum, Indian Veterinary Journal of proff ass, Iranian school of veterinary bullshit etj etj.

Jam i paafte ti sugjeroj fermereve shqiptar nje koleg veteriner te afte per ta nxjerre nga bataku ku te tjere kolege veterinere e kane futur.

Jam i paafte te mbyll gojen, te mbush barkun me raki plepi, te servilosem per nje kocke qe natyrisht do vije momentin e zgjedhjeve.

Jam i paafte dhe duket qarte nga ndeshkimet dhe parlajmerimet qe kam marre gjithe keto vite nga Elita e FMV.

Te gjithe jane dakord, e keqja, i paafti, ai qe perfiton nga situata, ai qe nuk ben mesim, qe nuk shkruan artikuj shkencor me faktor impakti, qe nuk ka bere akoma nje liber, qe bertet e ankohet ne cdo mbledhje departamenti, qe mendon se mesimdhenia nuk mund te behet pa praktiken e perditeshme, qe nuk ka aftesine ti bej diplomen apo doktoraturen fallco nje studenti, ky jam une.

Kerkoj ndjese publike qe e kam cenuar imazhin e ketij djepi te kultures dhe profesionalizmit shqiptar me komentet dhe sjelljet e mia jo etike.

I kerkoj ndjese Elites se ketij institucioni qe punon me vetemohim per formimin e brezit te ri veterinar! Diploma e vetme ne Shqiperi qe njihet ne mbare boten, ne krahasim me diplomat e Universiteteve Europiane qe njihen vetem ne Europe.

Kur i tregova nje kolegeje hollandeze se sa i paafte jam, me tha: “Leave it, you can’t pull on a dead horse!!!”

TË LIDHURA

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi
Politikë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

14:53 | 13/10/2025
Balluku: 2200 abonentë aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve me këste
Ekonomi

Balluku: 2200 abonentë aktmarrëveshje për pagesën e detyrimeve me këste

14:14 | 13/10/2025
Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet
Ekonomi

Guvernatori Sejko prezanton Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë: Ekonomia po rritet

12:41 | 13/10/2025
Next Post
4 shqiptarë të vdekur në një javë në Greqi

4 shqiptarë të vdekur në një javë në Greqi

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Chelsea trondit botën e futbollit: Sikur të jetoja pa të

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Chelsea trondit botën e futbollit: Sikur të jetoja pa të

Lubonja ‘i inatosur’, ja pse e fus Ramën te streha e horrave

Lubonja ‘i inatosur’, ja pse e fus Ramën te streha e horrave







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi
Politikë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

by mirseda
14:53 | 13/10/2025
0

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake...

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

14:52 | 13/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

14:48 | 13/10/2025
Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

14:47 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com