Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Taulant Muka zbulon skandalin: Çfarë ndodh gjatë mbledhjes së qeverisë, Rama fokusohet te…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Taulant Muka zbulon skandalin: Çfarë ndodh gjatë mbledhjes së qeverisë, Rama fokusohet te…

Ish zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka rrëfyer një skandal lidhur me mbledhjet e qeverisë shqiptare. Muka, i cili dha dorëheqjen vetëm 2 javë pas emërimit të tij, zbuloi se çfarë ndodh në një mbledhje të qeverisë. Në një postim në Facebook, ish-zëvendës ministri shkruan se në pjesën e parë të mbledhjes kryeministri lexonte vendimet e më pas pohonte ‘miratohet’.

E më tej, gjatë minutazhit për diskutim, shkruan Muka, Rama fokusohej tek ‘fushata’ që bënte çdo ministri në Facebook. Madje, ai kishte kritikuar se kishte nga ata zëvendës ministra që merrnin vetëm 2 pëlqime.

“Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj). Perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale”, shkruan ndër të tjera Muka.

Postimi i plotë:

Jeni të lirë ti bëni “share”/ shpërndani!

Beteja bëhet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë ku unë mora pjesë?

Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka tëmë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retweet” në Twitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!

Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup WhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëvë politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin.

Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj). Perceptimi për Shqipërinë jashë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçantë bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar të cilat janë në gjuhën Shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”. Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë Shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkron rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe korpusin universitar (i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypjet sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e Shqiptarëve sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të forte dhe dija po shkatërrohet, është edhe betejë në rrjetet sociale…fatkeqësisht. Kjo është një betejë në të cilën shkenca (metodat e inteligjencës artificiale) mund të ndihmojnë!

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

22:25 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”
Aktualitet

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar
Kryesore

Mazhoranca mbron Ballukun, Lapaj: Parlamenti në duart e elitës së korruptuar

20:47 | 12/03/2026
Next Post
‘Dinakëria’ e madrilenëve, Modriç dhe 40 milionë euro për ti rrëmbyer Interit…

‘Dorëzohet’ Real Madrid, ëndrra e Interit po bëhet realitet

Rita Ora, për ‘Stylist’: Në familje flasim shqip! Sot publikoi këngën dedikuar “shtëpisë” së saj

Rita Ora, për ‘Stylist’: Në familje flasim shqip! Sot publikoi këngën dedikuar “shtëpisë” së saj

“Zhduket në protestë fëmija 8-vjeçar, policia i arrestoi prindërit”

“Zhduket në protestë fëmija 8-vjeçar, policia i arrestoi prindërit”







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

by mirseda
22:25 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku...

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

Sherri në zyrat e Onima: Gjesti u bë “kurban” i një kontrate të nënshkruar para fame!

22:23 | 12/03/2026
Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi”

22:19 | 12/03/2026
Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

Sulm me dron në Kuvajt, dy persona të plagosur pas goditjes së një ndërtese

21:39 | 12/03/2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në Ankara, thirrje për t’i dhënë fund luftës në Iran

21:38 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com