Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

De Biazi rikthehet te Kombëtarja? Italiani i “shkel syrin” Shqipërisë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Sport, Të Gjitha
De Biazi rikthehet te Kombëtarja? Italiani i “shkel syrin” Shqipërisë

Kombëtarja sh qiptare po kalon një moment shumë të vështirë rezultatesh dhe jo vetëm. Teksa kuqezinjtë lanë pas një edicion pa sukses në Ligën e Kombeve, ka shumë prej atyre që e rikthejnë kokën pas. Ku ishim dhe ku jemi? Çfarë arritëm në Europian dhe çfarë po ndodh tani? Por, ka prej tyre, sidomos në rrjetet sociale, që e kanë përmendur edhe dëshirën e rikthimit të ish-trajnerit, Xhani De Biazi.

Ky i fundit, i cili ka qenë në “Loro Boriçi” duke parë disfatën e thellë të Kombëtares, tregon për “Panorama Sport” emocionet e asaj ndeshjeje, komenton situatën e kuqezinjve, jep “recetën” e ringritjes. Ai flet edhe për raportet me pasardhësin Panuçi apo edhe për gabimet e këtij të fundit në krye të skuadrës.

Pse vuan kaq shumë Shqipëria?

Nuk e di praktikisht pse vuan. Mbase vuan sepse kundërshtarët janë në formë dhe mbase për faktin se skuadra nuk është e kompletuar siç ka ndodhur së fundmi, duke qenë se kanë munguar Sadiku dhe Roshi që janë futbollistë të rëndësishëm për Kombëtaren.

Por në Ligën e Kombeve kemi luajtur me skuadra që kanë qenë renditur poshtë nesh në renditjen e FIFA-s?

E di, por tani për tani, skuadra nuk po kalon një moment të mirë, është në një moment të vështirë. Gjë që mund të ndodhë. Për më tepër, siç thashë më parë, mungojnë lojtarë dhe po përpiqet që të integrojë të rinj. Është një çmim që duhet paguar.

Ku ka gabuar Panuçi, pasi ka gabuar në diçka apo jo?

Unë jam i fundit që mund të them se ku ka gabuar. Nuk kam asnjë ide. E kam ndjekur situatën në një mënyrë shumë sipërfaqësore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me lojtarët dhe aq më shumë me të tjerë. I shoh gjërat nga jashtë siç i shikoni edhe ju. Nuk shkoj të shoh stërvitjet. Nuk di… Ndaj, është diçka e vështirë për t’u thënë se ku ka gabuar. Gjithsesi, trajnerët janë të zotë kur gabojnë sa më pak që të jetë e mundur.

A ka më pak cilësi kjo skuadër sesa më parë?

Mbase po, pasi ndonjë lojtar është i dëmtuar dhe jashtë ekipit, por mendoj se përgjithësisht është ekip që ka pak a shumë cilësinë që kishte ajo që shkoi në Europian.

Si mund të ringrihet Kombëtarja?

Duke punuar dhe duke i parë idetë me qartësi dhe duke ditur që duhet ndërtuar një grup i besueshëm me nja 30 lojtarë, mbi të cilët të mbështesë punën e tij. Në të tilla raste nuk duhet zgjeruar domosdoshmërisht numri i lojtarëve të thirrur për t’u parë nga afër. Nëse më pas ndonjëri bie ne sy në mënyrë të dukshme, Panuçi edhe mund ta grumbullojë.

Nëse Panuçi ikën dhe Duka iu ofron mundësinë, do riktheheshit në Kombëtaren shqiptare?

Unë jam mësuar që të komentoj vetëm gjërat e sigurta dhe jo supozimet mediatike.

Pavarësisht kësaj, ju nuk e keni një ndjesi nëse ky supozim ndodh?

Kur të ndodhë, do të ta them sesi do të reagoj.

Nuk ekziston ideja për t’u rikthyer?

Qartësisht, ju e dini që kur kam qenë këtu, në Shqipëri, kam qenë mirë dhe në këtë pikëvështrim ekziston gjithmonë një dashuri e veçantë për Shqipërinë, për shqiptarët. Më tej, sa i përket presidentit, kam një raport shumë të mirë me të.

Çfarë i thatë Dukës pas ndeshjes me Skocinë?

Asgjë! Ne u pamë, por nuk folëm për ndeshjen. Ishim të dy mjaftueshëm të trishtuar. “PANORAMA SPORT” 

TË LIDHURA

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

15:05 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi
Aktualitet

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Next Post
Protesta/Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën. Pas kësaj fshihet Gjiknuri

Protesta/Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën. Pas kësaj fshihet Gjiknuri

Sandër Lleshi “zbarkon” në Gjirokastër

Sandër Lleshi “zbarkon” në Gjirokastër

Sulm bërthamor/ Zbulohen dy pikat ku Rusia do godasë SHBA-në

Putin thyen heshtjen: Trump të presë hakmarrjen e Rusisë!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze
Aktualitet

“Dua 20 mijë euro”/ Akuzohet për gjobëvënie, arrestohet gazetari Elio Laze

by mirseda
15:05 | 12/02/2026
0

Arrestohet gazetari Elio Laze, pasi akuzohet për gjobëvënie. . Mësohet se Laze ishte denoncuar nga një zyrtar...

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

“Gjykatat dhanë dëmshpërblim 12milione euro për gjyqtarët që largoi vettingu”,Rama kjo është pavarsi

14:56 | 12/02/2026
A do të rriten pagat e gjyqtarëve? Çfarë pritet të vendos sot Gjykata Kushtetuese

Pagat e gjyqtarëve, Kushtetuesja kërkon më shumë kohë për vendimarrjen

14:30 | 12/02/2026
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:24 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com