Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Phillips i bindur: Ndarja e Kosovës, pjesë e planit strategjik të Putinit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Phillips i bindur: Ndarja e Kosovës, pjesë e planit strategjik të Putinit

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka theksuar se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s.

Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të shtetit të tij duke e forcuar Serbinë.

Presidentët Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin u pajtuan shumë mirë gjatë takimit që zhvilluan në Paris, por ne nuk duhet të mashtrohemi sepse Rusia nuk është mike e Kosovës e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka theksuar gjatë një interviste për VOA David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme.

Ish-këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit vlerëson se presidenti rus e sheh Kosovën si një projekt amerikan dhe destabilizimi i vendit është mënyra e Putinit për t’u marrë përsëri me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjen e NATO-s, për koordinimin e njohjes ndërkombëtare të shtetit më të ri në Evropë dhe për margjinalizimin e Rusisë në skenën botërore.

Sipas tij, ndarja është pjesë e planit strategjik të Putinit për të minuar ndikimin perëndimor në Kosovë dhe për të zgjeruar ndikimin e egër të Rusisë, duke e forcuar Serbinë.

“A do të garantojë Putin që Rusia do të heqë veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për anëtarësimin e Kosovës? A mund ta bindë Kinën? Unë jam skeptik”, thotë mes tjerash Phillips.

Eksperti amerikan i politikës së jashtme po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për çështjen e kufijve në shtator të këtij viti i ka shkruar letër këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, përderisa nga një kopje të kësaj letre u është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

“Letra e Haradinajt i komunikoi pikëpamjet e tij mbi përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj në këtë letër. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen. Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike”, ka potencuar Phillips.

Phillips ka folur edhe për vizitën e fundit në Serbi dhe në Kosovë të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Matthew A. Palmer, e cila vizitë, sipas tij, më shumë krijoi konfuzion sesa qartësi, transmeton ina.

“Palmer gjatë kësaj vizite shfuqizoi rolin udhëheqës të Amerikës. Ai këmbënguli se SHBA-ja nuk ishte ‘një palë negociuese’ për detajet e normalizimit në mes të Serbisë dhe të Kosovës”.

Tags: e planiti bindurKosovësndarjaPhillipspjesëPutinitstrategjik

TË LIDHURA

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

22:39 | 07/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë
Bota

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte
Bota

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Next Post
Mes sëmundjes e varfërisë ekstreme, apeli drithërues i familjes nga Lushnja

Mes sëmundjes e varfërisë ekstreme, apeli drithërues i familjes nga Lushnja

“Të fal dy penallti”, Liga e Kombeve përfshihet nga një skandal i madh

“Të fal dy penallti”, Liga e Kombeve përfshihet nga një skandal i madh

Lënda plasëse në Durrës/Drejtori i Hekurudhës: S’kam konflikte, s’ishte për mua

Lënda plasëse në Durrës/Drejtori i Hekurudhës: S'kam konflikte, s’ishte për mua







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com