Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Historia rrëqethëse/‘Plisat’: Për kuqezinjtë kaluam kufirin malit, kemi qenë buzë vdekjes

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Historia rrëqethëse/‘Plisat’: Për kuqezinjtë kaluam kufirin malit, kemi qenë buzë vdekjes

Për të nisur dhe për të rrëfyer një histori të tillë, fillimisht na duhej pak kohë për të mbledhur veten. Si gjithmonë në Shqipërinë tonë të dashur e të vogël, megjithëse për ne është aq shumë e madhe, ndodhin padrejtësi të po së njëjtës përmasa.

Puna vjen nga një krahë, zhurma nga tjetri. Dashuria dhe sakrifica vjen nga një krahë, jehona për zotërimin e tyre nga tjetri. Në kushte të tilla, mund të thuhet lehtësisht se atdheu i ka njerëzit që e duan dhe i shkojnë përshtat historisë së tij të lashtë, por janë qeveritarët ata që duhet të heqin dorë nga dëmi në kurriz të shqiptarëve.

Një histori e tillë si ajo që do të tregohet më poshtë, nuk është asgjë më shumë sesa një mesazh i fortë për të gjithë njerëzit që kanë pozitë dhe që kanë mundësi të ndryshojnë fatin e kësaj Shqipërie, për të kthyer vështrimin për një moment nga njerëzit që janë të gatshëm edhe të vdesin për të. Po po, të vdesin dhe me plotë kuptimin e fjalës. “Shqiperia.ch” sjell një pjesë të historisë rrëqethëse që na tregon kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati.

“Momente sakrificash për Kombëtaren ka shumë për ne. Njëri më i çmendur se tjetri, por i pari që më bie ndër mend, është ajo në ndeshjen e vitit 2005 kundër Ukrainës, në Tiranë. Ishte muaji shkurt dhe ishte tepër ftohtë. Disa nga anëtarët tanë kishin probleme me dokumentacionin prandaj vendosëm që të hymë në Shqipëri përmes malit. Dhe tani iu lutem vetëm që ta imagjinoni, një situatë të tillë.

E kalojmë kufirin përmes malit, temperatura minus 25 gradë celsius, bora mbi 1 metër e gjysmë, e ne nëpër një rrugë që nuk e dinim se ku të shpinte. U ndalëm në një bunker që të pushojmë pak, sepse e kishim gati të pamundur të vazhdonim për shkak të të ftohtit dhe borës. Për shkak se ishim të bllokuar, jemi detyruar që të dorëzohemi tek kufitarët e Shqipërisë. Kemi qenë të bindur se do të na arrestojnë, por kur na kanë parë se në çfarë gjendje ishim, ndodhi pikërisht e kundërta.

Ata nuk mund të besonin se çfarë po shihnin e se para syve kishin njerëz gati të ngrirë. Nuk po i besonin sesi kishim mundur t’u mbijetonim atyre kushteve, prandaj na morën brenda në zyrë, na ngrohën, na ofruan pije e mbi të gjitha, na siguruan edhe transport deri në Tiranë. Pra, kemi qenë buzë vdekjes, por më besoni:  “Kjo nuk është çmenduria e vetme që e kemi bërë për Kombëtaren”, përfundoi kryetari i Plisave.

Tags: ‘Plisave’buzëhistoriakaluamKemikufirinKuqezinjtëmalitqenë

TË LIDHURA

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja
Sport

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Partizanit nuk i ndahen telashet me pezullimet! Jashtë një titullar, trajneri sërish në tribunë
Sport

Partizanit nuk i ndahen telashet me pezullimet! Jashtë një titullar, trajneri sërish në tribunë

19:54 | 06/04/2026
Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën në Iran dhe opsionin e Partizanit
Sport

Jasir Asani rrëfen dëshpërimin në Varshavë, luftën në Iran dhe opsionin e Partizanit

18:30 | 06/04/2026
Next Post
Pas taksës, Kosova bllokon produktet që s’e njohin si shtet

Pas taksës, Kosova bllokon produktet që s’e njohin si shtet

Shqipëria del me kosto të lartë nga riblerja e bondeve të vitit 2015

Shqipëria del me kosto të lartë nga riblerja e bondeve të vitit 2015

Në prag të sfidës me Uellsin, largohen dhe tre lojtarë nga grumbullimi i kombëtares

Në prag të sfidës me Uellsin, largohen dhe tre lojtarë nga grumbullimi i kombëtares







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

by mirseda
11:39 | 07/04/2026
0

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari...

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com