Një panel ekspertësh ka nxjerrë një vlerësim të ashpër dhe të matur të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes të Presidentit të SHBA, Donald Trump.
“Roli global që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur për shumë gjenerata mbështetet në një themel të fuqisë ushtarake të pashoq,” thotë raporti.
“Sidoqoftë, sot, diferenca e superioritetit është thellësisht e zvogëluar në fushat kyçe”
Studimi thekson se “sfida urgjente nga të cila duhet të adresohet SHBA, është se duhet të shmangi dëmtimin e vazhdueshëm të sigurisë së saj kombëtare”.
Komisioni i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes u ngarkua nga Kongresi për të dhënë një rishikim të pavarur dhe jo partiak të strategjisë së mbrojtjes të administratës Trump.
Studimi u kryesua nga Eric Edelman, një ish-zyrtar i Pentagonit në administratën së George W Bush dhe Gary Roughead, ish-shef i operacioneve detare.
“Siguria dhe mirëqenia e Shteteve të Bashkuara janë në rrezik të madh se në çdo kohë e dekadë”, thuhet në raport.
“Pushteti ushtarak i Amerikës është përkeqësuar në një shkallë të rrezikshme.”
Ardhja e Presidentit Trump, ka bërë një ndryshim të gjerë në prioritetet ushtarake amerikane. Strategjia e tij është larg operacioneve kryengritëse dhe luftës kundër terrorit. Ai është përqendruan në një konflikt potencial kundër të ashtuquajturave konkurrentë si Rusia apo Kina.
Edhe konkurrentët jo-potencialë si Irani dhe Koreja e Veriut po paraqesin sfida të reja dhe të rrezikshme, raporton BBC.
Ndërkohë, kundërshtarët e mundshëm, si Kina dhe Rusia, po studiojnë ushtrinë amerikane dhe vazhdojnë të modernizojnë forcat e tyre. Ato janë duke ndërtuar si forcat e tyre tradicionale, ashtu edhe duke eksploruar mënyrat për të luftuar SHBA në zonat ku dikur ishte dominues.
Në të vërtetë, ndërhyrja e Moskës në luftën në Ukrainë demonstroi fuqinë e jashtëzakonshme shkatërruese të artilerisë ruse të lidhur me aftësitë e sofistikuara të luftës elektronike. Ushtria e saj gjeti rregullu për të shkatërruar armatimin e Ukrainës, ashtu edhe për të maskuar vendndodhjen e forcave ruse.
Në shumë prej këtyre zonave, Shtetet e Bashkuara kanë shumë për të bërë. Kjo kërkon një përpjekje masive për të rritur inovacionin dhe për të ecur përpara me teknologjitë kryesore – inteligjencën artificiale, rrjetet e gjeneratës së ardhshme broadband e kështu me radhë – që mund të ofrojnë një element kyç të superioritetit në një fushëbetejë të së ardhmes. /TIRANA TODAY/