Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar vizitoi Libinë dhe me vete kishte sjellë një hartë. Sipas raportimeve nga mediat turke, ministri i Turqisë gjatë kontaktit me drejtuesit e qeverisë libiane, deklaroi se Greqia ka ndërmend të uzurpojë një pjesë të madhe të shelfit kontinental libian.
Akar u paraqiti zyrtarëve libianë një sërë hartash, në njërën reagoi shkeljet e pretenduara të Greqisë dhe në hartën e dytë tregoi se cilët janë kufijtë e vërtetë, sipas mendimit të tij.
Në hartën e dytë, Akar eliminon të gjithë shelfin kontinental grek në Mesdheun Lindor, duke pretenduar se asnjë ishull, madje as Qipro dhe as Kreta, nuk mund të kenë ndikim në zonat e detit rreth tyre.
Vizita e Hulusi Akarit në Libi u zhvillua javën e kaluar dhe me të ishte edhe Shefit i Shtabit të Përgjithshëm turk, gjenerali Yasar Guller, ndërsa takimi në të cilin u paraqitën hartat, u bë në një bazë ushtarake./ TIRANA TODAY