Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Shkodrës. Ai ka vizituar familjen e Vullnet Shabajt në fshatin Postribë.
Kjo familje është në kushte shumë të vështira ekonomike. Varfëria ‘fliste’ nga çdo skaj i shtëpisë.
Çifti kishte shtatë fëmijë, katër prej tyre shkonin në shkollë dhe ishin nxënës të shkëlqyer. Ndërsa vajza më e madhe e familjes u shpreh se shkollën e kishte 1 orë larg nga shtëpia.
Ndërsa në videon e postuar në “Facebook”, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES ? dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë”.