Të ftuar tek “Rudina” ditën e sotme ishin Ardit Çuni dhe Danjela Toçi të cilët konkurrojnë sivjet në “Kënga Magjike” me këngën “Qaj”. Ky bashkëpunim mes Arditit dhe Danjelës ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe kënga ka përlotur një publik të tërë.
Arditi tha se kënga është përjetim emocional dhe tregon të shkuarën e tij dhe të tashmen e Danjelës.
“Teksti i këngës tonë është shkruar nga Fifi, por ideja ka qenë e imja. Është një përjetim emocional që tregon një jetë paralele ose si të thuash një të tashme të Danjelës dhe një të shkuar timen. Nuk do të doja të bëja krahasime, por edhe unë e kam patur të pamundur të paguaj për muzikën dikur, por sot kam fatin të suportoj Danjelën. Është mirë që ndonjëherë të kuptojmë kush është realiteti. Boll shitëm ar, luks e makina, është mëse e mjaftueshme, kemi mjaftueshëm në treg. Është koha të vijmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë ku jetojmë, se në fund të fundit as 10% e popullsisë si ka ato lukset që shfaqen në videoklipet që shohim. Mendoj se çdo njeri ka një moment reflektimi në jetë dhe mendoj se ky ka qenë mometi i reflektimit në karrierën time”, është shprehur Arditi.