Shqiptari Hakik Lala do të depërtohet, pasi të përfundojë dënimin që i ka dhënë drejtësia britanike. Ai ka pranuar se ka punuar në një shtëpi ku kultivohej kanabis. Shtëpia në të cilën ishte i punësuar Lala ishte në rrugën Chepstow të Newport.
Gjykata e Kurorës së Cardiffit, kishte marrë dëshmi se njerëzit detyroheshin të punonin si skllevër në atë fabrikë.
Gjykatësi Richard Williams tha se oficerët e rrethuan ndërtesën të premten, më 7 shtator dhe kapën Lalën pasi u përpoq të ikte përmes një dritareje.
Policia gjeti një fermë kanabisi, ku brenda saj po rriteshin 250 bimë në dhoma të ndryshme.
I pandehuri 46-vjeçar, i cili u asistua nga një përkthyes i gjuhës shqipe gjatë gjithë procesit, u tha hetuesve se ai kishte hyrë ilegalisht në Britani rreth një muaj e gjysmë më parë.
Lala, i cili nuk kishte vendbanim të përcaktuar, tha se kishte paguar 10,000 paund për të hyrë në Britani. Ai kishte hyrë duke u fshehur nga ana e pasme e një kamioni. Ai kishte hipur në kamion në Belgjikë me qëllim që të punonte si një murator në Britani.
Kur arriti ai tha se ishte vendosur në një hotel për dy ditë dhe se pasaporta i ishte marrë e nuk i ishte dhënë më. Ai kishte thënë se ishte detyruar nga persona që merreshin me trafikimin e qenieve njerëzore që të punonte në fabrikën e kanabisit. Lala është shprehur se ai duhej të punonte për të shlyer edhe borxhet që kishte marrë. Por, gjyqtari Williams e dënoi me 6 muaj burg shqiptarin./TIRANA TODAY/