Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“Don’t fu** them”, Mirela Kumbaro sqaron statusin për librin

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
“Don’t fu** them”, Mirela Kumbaro sqaron statusin për librin

Mirela Kumbaro është ministrja më jetëgjatë në dikasterin e Ministrisë së Kulturës dhe qëndron aty prej dy mandatesh. Përgjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta nismat dhe projektet e saj në fushën e kulturës dhe një nga nismat e fundit ka qenë “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, një fushatë që synon të kthejë vëmendjen tek libri dhe leximi.

Por një status i saj në rrjetet sociale shkaktoi polemika të mëdha dhe shumë komentues vlerësuan si të papërshtatshëm fjalorin e përdorur nga ministrja Kumbaro.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruhej në statusin e Kumbaros në Twitter.

Pas komenteve të shumta që shpërthyen në të gjitha mediat, Kumbaro reagoi duke thënë se ishte vetëm një citim i John Waters.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kumbaro sqaroi se statusi nuk ishte një veprim i paramenduar. Gjatë emisionit ministrja shtoi se mesazhi i statusit të saj ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin.

Rudina Magjistari: Keni qenë në qendër të vëmendjes këto ditë…

Mirela Kumbaro: Jo unë, libri.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë, duket se ia arriti qëllimit statusi dhe po të shikosh duket që të gjithë flasin për librin. Secili në mënyrën dhe këndvështrimin e vet, por tema që i bashkon të gjithë është libri.

Mirela Kumbaro: Në fakt kjo është e rëndësishme. Pavarsisht se nuk ishte aspak e qëllimshme nga ana ime. Ne kemi 5 vjet që ndërtojmë programe për librin, bëjmë fushata leximi sepse e konsiderojmë shumë të rëndësishme për të rinjtë, por edhe për shoqërinë. Libri është ushqim për emancipim dhe mirëqenie. Ndërkohë që ajo që ju e quajtët status ishte vetëm një ritwitt i një shkrimi të postuar më parë nga një koleg. Në fakt nuk ishte veprim i paramenduar kaq gjatë dhe kjo është ajo që ka bërë më shumë debat duke e kthyer në veprimtari qëndrore.

Nuk është kjo veprimtaria qëndrore. Ministria e Kulturës ka ndërtuar programe dhe kemi katër shtylla kryesore që janë fondi për përkthimin letrar, fondi për krijimtarinë origjinale shqiptare, fondi për përkthimin e lëtërsisë në gjuhë të huaj për ta promovuar atë, fondi i bibliotekave dhe fushatat e leximit. Ndonëse ne kemi 4 vite që ne punojmë për këtë, është hera e parë që ju më thërrisni për një gjë të tillë. Të bashkohemi të gjithë dhe ta bëjmë librin një objekt të jetës së përditshme.

Rudina Magjistari: Duket se ky status ngacmoi për të sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë temë të rëndësishme.

Mirela Kumbaro: Ky ishte një moment episodik ku unë thjeshtë bëra ritweet statusin e një kolegu në të cilin prezantohej një shkrim i një kineasti amerikan John Waters. Përkthimi i gabuar nuk është përkthim fjalësh, nuk përkthejnë fjalë, përkthejnë mesazhe. Dhe mesazhi ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Kur ne zgjedhim atë që është ndër ngjarjet më të mëdha në jetë, por edhe kënaqësitë po ashtu është mirë që të shikojmë nëse ky njeri lexon libra apo jo. Këtë nuk është se nuk e kemi thënë, por kur John Waters e tha i bëri të gjithë të flasin. Të qenit i rrethuar nga librat vetëm na e bën jetën më të mirë dhe më të lehtë. Rrit cilësinë e jetesës si në atë individuale edhe në çift./tvklan.al

Tags: librinMirela Kumbarosqaronstatusin

TË LIDHURA

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre
Kuriozitete

Shmangni tharjen e peshqirëve në diell, ja si ta ruani butësinë e tyre

19:22 | 18/06/2025
Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër
Kuriozitete

Përbërësi natyror në oriz dhe kafe që mund të parandalojë sulmet në zemër

19:20 | 18/06/2025
NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij
Bota

NASA zbulon një vullkan të shuar në Mars, mund të ketë pasur jetë pranë tij

17:26 | 18/06/2025
Next Post
Mbërrin në Bularat piktura që e bën Kacifas një ‘hero lufte’

Mbërrin në Bularat piktura që e bën Kacifas një ‘hero lufte’

VIDEO/ Dalin pamjet, trupi i Kacifas mbërrin pranë familjes

VIDEO/ Dalin pamjet, trupi i Kacifas mbërrin pranë familjes

Kumbaro rrëfen ‘sekretin’: Mbështetjen e gjeta tek libri (Video)

Kumbaro rrëfen ‘sekretin’: Mbështetjen e gjeta tek libri (Video)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com