Mediat e vendit tonë njoftuan se familja e Kacifas do tërheqë sot trupin e të ndjeri. Por ende asnjë lëvizje nuk është bërë nga pala greke.
https://tiranatoday.com/kthese-e-papritur-avokati-grek-sot-sdo-terhiqet-trupi-i-kacifas/
Nëna e Kacifas dhe avokati i familjes janë shprehur se janë në pritje të një përgjigje nga pala shqiptare.
Sipas tyre ata kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Unë jam ende duke pritur për trupin e fëmijës tim. Ne jemi grekë, grekë të sinqertë “, tha nëna e Konstantin Kacifas,për median grek SKAI.
“Fëmija im ishte i fesë. Ai binte gjumë dhe ngrihej nga gjumi duke u lutur”, tha Vasili Kacifas.
Më tej ajo shtoi se : “Unë ende pres trupin. E gjithë familja po vuan. Konstandini do të jetë një hero. Unë do ta bëj gur zemrën time për lavdinë e tij. Ai donte që të mbronte të drejtat tona. Ne duam të mbrojmë Greqinë”, tha nëna e tij./TIRANA TODAY/