Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Ky dekretim vjen më shumë se një vit pasi Bendo u emërua. Helidon Bendo zëvendëson në këtë detyrë Visho Ajazin.
Helidon Bendo ka lindur më 12 maj 1971 në Korçë.
Kreu i SHISH u diplomua në 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA . Në CV-në e tij nuk mungojnë trajnimet në fushën e sigurisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kreu i SHISH është një njohës dhe folës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj greke.
Presidenti Ilir Meta mbajti të bllokuar dekretimin e tij për 12 muaj, ndërsa sot Helidon Bendo merr kompetencat dhe autorizimi e kreut të shtetit shqiptar për të drejtuar një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin.