Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

Lyon/ Tirana, 5 Nëntor 2018

Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Media” njoftuan sot partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, që synon tëarrijë qytetarët e Shqipërisë, si edhe banorët shqipfolës të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit tëZi.

Me lançimin e Euronews Albania, grupi “Euronews” po fillon një rrugëtim të ri, duke krijuar një Euronews franchise për herë të parë. Ky partneritet tregon qartë objektivin strategjik tëEuronews-it për t’u bërë media numër një “glokale” në Europë dhe në botë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në tetor 2018, grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjenshumëkulturore që do të sjellë te media e re. Po ashtu, shprehja e të gjitha pikëpamjeve dhe pasqyrimi i pakrahasueshëm ndërkombëtar do tëjenë garanci për cilësinë e shkëlqyer që do të ketëEuronews Albania. Nga ana tjetër, Euronews do tëketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal tëEuronews Albania-s në të gjitha platformat e saj.

Michael Peters, Drejtori Ekzekutiv i Euronews, tha: 

“Jemi vërtetë të emocionuar që kemi krijuar këtë partneritet me grupin “IN Media”, për këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme për Euronews-in. Për herë të parë, ne po krijojmë një franchise, ekskluzivitet tëEuronews-it. Kjo është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit. Ne vazhdojmë të rritemi si media “glokale”, duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë Euronews-in, median numër një glokale jo vetëm në Europë, por edhe në botë.”

Theodhori Cami, drejtuesi i “IN Media Group” u shpreh:

“Pas një rrugëtimi të gjatë negociatash, angazhimi dhe vendosmërie, jemi krenarë të shpallim krijimin e partnertitetit me Euronews-in, kanalin numër një të lajmeve në Europë. Merita për lançimin e Euronews Albania është jo vetëm e grupit “IN Media”, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do të bëhen pjesë e një projekti krejtësisht të ri, themelet e të cilit gjenden tek ekspertiza dhe besueshmëria që gëzon ky kanal në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse ne do të ofrojmë një standard unik për median, si askund tjetër në rajon”.

Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në vitin 2019, ndaj edhe janë bërë përpjekjet e para për gjetjen e profesionistëve më të mirë që ka vendi. Media e re do të krijojë vende të reja pune, pasi Euronews Albania do të ketë rreth 100 punonjës në momentin e nisjes së trasmetimeve.

Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më tëdrejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithëtransmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.

Grupi “IN Media Group”, i cili është krijuar në vitin 2013, transmeton në televizionin “IN TV”, kanalin e vetëm për të rinjtë në Shqipëri dhe radion “IN Radio 105.7”.

Euronews është kanali numër një i lajmeve nëEuropë, që arrin më shumë shikues në Europën kontinentale se të gjithë rivalët e vet. Sipas Indeksit Global të Internetit 2017, Euronews është i pranishëm në 450 milionë familje në të gjithë botën dhe ka 125 milionë shikues në muaj.

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Next Post
“Don’t fu** them”, reagon Mirela Kumbaro pas postimit turpërues

“Don’t fu** them”, reagon Mirela Kumbaro pas postimit turpërues

Masa e sigurisë ndaj Ervis Martinajn, Prokuroria s’është dakord

Masa e sigurisë ndaj Ervis Martinajn, Prokuroria s’është dakord

Lumë kritikash pasi puthi në buzë të bijën, reagon Robert Berisha

Lumë kritikash pasi puthi në buzë të bijën, reagon Robert Berisha







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore
Bota

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

by mirseda
21:38 | 11/02/2026
0

Kabineti i kryeministres, Giorgia Meloni miratoi sot një paketë të re masash që synojnë luftën kundër imigracionit...

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

19:54 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com