Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda, ka reagur me anë të një shënimi në “Facebook”. Ajo i është drejtuar ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Reagimi i Dodës, vjen pas një statusi të leshur në rrjetin social Twitter nga ministrja.
Sipas saj gjuha e turpshme e përdorur nga Kumbaro, është një gjuhë që nuk ka lidhje me librat dhe as me kulturën.
Reagimi
Lexova që ministrja Kumbaro e ka huazuar citimin nga një regjisor i njohur…
E dashur mikja ime Mirelë, është gabim, është prapë shumë gabim, edhe nëse gjen burimin e citimit mes të njohurve të botës…
Ti je përfaqësuese shtetërore, ajo që bën politikat kulturore të këtij vendi, ti nuk përdor dot zhargonin vulgar, qoftë edhe me ngjyra letërsie… ti nuk je Rama, nuk je Gjushi, nuk je as Saimiri… je nënë, je grua, je e lexuar aq sa për të mos lejuar vetes të përdorësh shprehje të tilla që s’të frymëzojnë e nuk shprehin asgjë… as dashurinë për librin.
Mos Mirelë, mos shko deri këtu, as nëse shefit i duket interesante… e firmos prishjen e teatrit, e bëre gabim se përtej ndërtesës së re a të vjeter aty ka trashëgimi shpirtërore, e ti e di që në vendet normale kjo lloj trashëgimie ruhet e mbrohet e ai do jetë një akt që nuk do të bëjë krenare vitet në vazhdim…, por kjo e sotmja ishte e pavend… krejt e pavend… nuk ke asnjë nevojë të bëhesh interesante me shprehje kaq kitch… ti nuk je Gjushi, as Saimiri, as Edi…