Nëna e Kacifas ka thënë se Kostandini do të mbetet një hero. Kjo deklaratë u bë bë në meshën përkujtimore që u zhvillua në Bularat, në nder të të riut minoritar. Vasilika Kacifas kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit.
“Kostandini im do të jetë një hero, dhe unë do të bëhem një nënë e fortë. Dhe unë do ti vë zemrës një gur për djalin tim”, ka thënë e ëma e 35-vjeçarit.
“Ai e donte fshatin e tij dhe Epirin e Veriut”, vijoji më tej znj. Kacifas.
Ndërkohë mediat në Greqi e konsiderojnë si sjellje çnjerëzore të autoriteteve shqiptare, faktin që nuk po ia kthejnë trupin familjes.