Zv. presidenti i PE dhe deputet i partisë së kryeministrit Aleksis Cipras, Dimitrios Papadimoulis, ka kërkuar nga grekët që të jenë më të përmbajtur. Ai thotë se Konstantinos Katsifas i cili u vra në Shqipëri, ishte një ekstremist. Për asnjë arsye nuk ka pse bëhet hero nga ana e grekëve.
Dimitrios Papadimoulis ka kërkuar që të ulen tonet dhe kjo çështje mos të ngatërrohet nga ana e politikës.
“Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pioner në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur.
Ajo që është tani e rëndësishme, është të ulen tonet. Të ndalohen të tjerët që ngatërrojnë ketë temë politikisht nga politika, që po luajnë në të dyja anët e kufirit. Politikanët apo gazetarët, dhe të sigurojnë pjesëmarrje aktive greke në sqarimin e kushteve nën të cilat Konstandini Katsifas u gjet i vdekur ”, tha ai.
“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme. Mesa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi, dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë janë kundër dhunës nga kushdo që ajo vjen. Dhe kundër luftës së armatosur. Për të arritur objektiva politike, nuk duhet të sakrifikojmë njeri, që për ne është prioriteti i parë.
Dhe dua t’i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra. Së pari, të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë. Dhe e dyta, nuk e shkaktojnë këtë ping-pong dhe përkeqësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së pakicës greke në Shqipëri”, vijoi ai.
Ai shtoi se “Katsifas ishte një ekstremist, mos e bëni hero”.
Papadimoulis deklaroi se në Tiranë dhe Athinë, të gjithë janë kundër dhunës dhe kundër luftës së armatosur.
“Gjithkush në Athinë ose në Tiranë është kundër dhunës. Por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike. Nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifas”, deklaroi politikani i njohur grek.
Në qëndrimin e tij, ai kritikon deklaratat e Edi Ramës, pasi sipas tij, ato ishin të papërshtashme.
“Deklarata e parë nga Edi Rama ishte e papërshtatshme, dhe pa arsye”, tha Dimitrios Papadimoulis për radion Real FM 97.8 .
https://tiranatoday.com/mediat-greke-i-hedhin-beznine-zjarrit-dyshojne-per-manipulimin-e-ekspertizes-se-konstantinos-katsifas/